LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët "kërcënojnë" Bashën/ Kërkojnë prishjen e aleancës me LSI

24 Qershor 2018, 08:31, Politikë CNA
Demokratët "kërcënojnë" Bashën/

Deputetët e opozitës kanë mbetur të pakënaqur nga manovrat politike të LSI.  Ata kanë kërkuar nga lideri i tyre të prishë bashkëpunimin me këtë parti.  Kjo lëvizje e opozitarëve, ka ardhur pas ngjarjeve të fundit, ku këshilltarët e LSI në Bashkinë e Elbasanit kanë bashkuar votat me të majtët, për taksën e pronës.

Sipas gazetës “Sot”. demokratët kanë mbetur gjithashtu të pakënaqur nga veprimi i dy këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Gjirokastrës, të cilët votuan pro shkarkimit të kryetares, e cila vine nga rradhët e PD.  Sipas demokratëv, LSI është një vegël e mazhorancës. Për këtë arsye ata kanë kërkuar prishjen e aleancës me Kryemadhin, pasi ka ulur besueshmërinë tek demokratët.

Qëndrimet e Bashës në lidhje me aksionin opozitar, kanë ndikuar që baza e demokratëve, ta quajë atë frikacak. Ata kanë kërcënuar liderin e tyre, se nëse vazhdohet me të njëjtën linjë mund të largohen nga partia. /CNA.al

Lajmet e fundit nga