LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvritet në tualetin e banesës 30-vjeçarja

23 Qershor 2018, 17:52, Aktualitet CNA
Vetëvritet në tualetin e banesës 30-vjeçarja

Gruaja tridhjetë vjeçare, Dorina Kacellari, është gjetur nga bashkëshorti i saj në tualetin e banesës e pajetë, në rrethana ende të pazbardhura tërësisht, ndërkohë që është evidentuar se shkak i vdekjes së saj është konsumimi i një sasie helmi të llojit fotoksinë.

Lajmin e kanë konfirmar edhe burimet e policisë lokale të cilat i thanë CNA.al se, deri tani, versioni i vetëm i ndërrimit të jetës së tridhjetë vjeçares mbetet konsumimi i lendës helmuese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symizë të Korçës. Gruaja është nënë e tre fëmijëve. Edhe pse është nisur me urgjencë për në spitalin e qytetit të Korçës nuk ka qenë e mundur të shpëtoj. Po punohet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të tragjedisë, thotë policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga