LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Gjermania, përdhunohet dhe vritet liderja e të rinjve socialdemokratë

23 Qershor 2018, 16:04, Aktualitet CNA
Tronditet Gjermania, përdhunohet dhe vritet liderja e të rinjve

28 vjeçarja gjermane, Sophia Loesche, ish presidente e të rinjve të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe zëvendëspresidentja aktuale e SPD në Bavari, është vrarë në Spanjë.

Raportimi vjen nga mediat spanjolle dhe ato gjermane, sipas të cilave trupi i 28 vjeçares u gjet nga policia spanjolle në Asparrena, në Vendet Baske, tetë ditë pasi familja bëri denoncimin për zhdukjen e vajzës.

Policia ka pohuar se në trupin e 28 vjeçares janë gjetur shenja dhune. Gjetja e saj ka ardhur pasi policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza.

Në lidhje me vrasjen Guardia Civile spanjolle ka arrestuar në Jaen, të Andaluzisë, një kamionist maroken 41 vjecar, i cili konsiderohet i dyshuari kryesor. Nga të dhenat e para të vendit të hetimit mendohet që 28 vjeçrja Sohpia Loesche është përdhunuar dhe më pas vrarë nga kamionisti maroken, raportojnë mediat spanjollo-gjermane.

Lajmet e fundit nga