LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëna që s'lë kurrë fëmijët të hanë tortë, kryqëzohet nga interneti!

23 Qershor 2018, 21:40, Lifestyle CNA
Nëna që s'lë kurrë fëmijët të

Një mama ka treguar hapur që nuk i lë fëmijët e saj të hanë çfarëdolloj ushqimi që përmban sheqer të dëmshëm, përfshi këtu edhe tortat e ditëlindjes. Diçka e tillë duket se nuk i ka pëlqyer prindërve të tjerë dhe e kanë shfaqur këtë hapur në rrjete sociale.

Nëna e 4 fëmijëve, e cila është gjithashtu autore librash gatimi ka thënë hapur se nuk ka ndërmend t?i lejojë fëmijët e saj të hanë kurrë ëmbëlsira, pasi e di që nëse mësohen kështu do të kërkojnë vazhdimisht.

?Njëherë po ta provosh, do ta provosh gjithnjë.  Sheqeri ka të njëjtin efekt në tru që ka edhe kokaina.?- është shprehur ajo.

Por askush nga nënat e tjera që e kanë dëgjuar këtë ?teori? nuk e kanë mbështetur, sepse sipas tyre është e pakuptimtë të jesh kaq ekstremiste duke mos  i lejuar të provojnë kurrë ëmbëlsira.

?Kënaqësia e fëmijëve kur shkojnë në një festë ditëlindjeje aty është, të hanë pjesën e tyre të tortës. Nuk po themi që këtë ta bëjnë çdo ditë, por…?

Ndonëse sheqeri është një ingredient i dëmshëm për fëmijët dhe jo vetëm, eleminimi përfundimtar i tyre nuk është zgjedhje. Më e mira që prindërit mund të bëjë, është të monitorojnë një dietë të balancuar tek të vegjëlit.

Lajmet e fundit nga