LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta “minon” marrëveshjen e detit/ Mediat greke zbardhin prapaskenat

23 Qershor 2018, 08:25, Aktualitet CNA
Meta “minon” marrëveshjen e detit/ Mediat greke zbardhin

Veprimet e dyshimta të Presidentit Ilir Meta sa i takon marrëveshjes me Greqinë kanë rritur shqetësimin në Athinë.

Prej dy ditësh mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe marrëveshjes mes dy vendeve, por ai që ngrihet si shqetësim është fakti se presidenti shqiptar mund të mos japë firmën për paktin e ri.

Media si ?Kathimerini? dhe ?Neës 24/7?, kanë shkruar dje një sërë artikuj mbi takimin e Ditmir Bushatit mes Nikos Kotzias, por kanë treguar se qeveria greke tani i ka sytë te Ilir Meta.

Mediat greke kanë paralajmëruar se Meta nuk do e firmosë marrëveshjen e re dhe mund të ndodhë që takimi Rama-Tsipras të dështojë.

?Marrëveshja do të ratifikohet nga dy kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama. Plani fillestar ishte që të dy liderët të takoheshin në Korçë gjatë Pashkëve, por gjithçka dështoi për shkak të përballjes së kryeministrit Rama me opozitën dhe Presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit po bën thirrje për një marrëveshje që të mos shkelë dispozitat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi paktin e vitit 2009, raporton gazeta Sot. Ky kusht i vënë nga ilir Meta e bën marrëveshjen jashtëzakonisht të vështirë.

Më  i drejtpërdrejtë është portali ?Neës24/7?. Ai ka shkruar se presidenti shqiptar ka dhënë sinjale se nuk do e firmosë marrëveshjen mes dy vendeve.

?Ka një sërë vështirësish në marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë, pasi Presidenti Ilir Meta nuk autorizon qeverinë e Edi Ramës të finalizojë paktin.

Në Rodos, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati po intensifikojnë përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen në mënyrë që dy kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama të mbyllin gjithçka. Por ekziston një optimizëm se Ilir Meta do bindet dhe do të ndryshojë sjellje, kjo falë dhe presionit ndërkombëtar?, thuhet në artikull.

 

 

 

Lajmet e fundit nga