LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave me Maqedoninë/ Ramës i bie çdo alibi

23 Qershor 2018, 14:26, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave me Maqedoninë/ Ramës i bie çdo alibi

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili thotë se Ramës i ka rënë çdo alibi nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat me BE-në. Ai shton se Rama është i vetmi armik i egër i integrimit dhe e dërrmoi imazhin e vendit, me trafikqe e korrupsion.

Postimi i plotë:

Hapja e negociatave per Maqedonine, asgjeson çdo alibi te deshtimit te Edi Rames.

Europa eshte pozitive pa asnje hezitim dhe skepticizem per hapjen e negociatave me Maqedonine.
Megjithe problematiken shume te komplikuar te Maqedonise qofte ne planin e brendeshem dhe te jashtem, ku spikatnin problemet etnike dhe ceshtja e emrit,procesi i integrimit europian te saj ecen perpara dhe ajo e bind Europen.
Shqiperia pa asnje nga keto probleme ka ngecur ne vend.Ka ngecur se Kryeministri i saj si armik i eger i integrimit dhe i vendit te tij e molepsi vendin ne cdo qelize me trafiqe,krim te organizuar dhe korrupsion.E derrmoi imazhin e vendit,e demoralizoi biznesin,i beri shqiptaret te ikin me mijra nga atdheu i tyre.
Maqedonia prej vitesh eshte nder 10 vendet e para ne bote si vend terheqes per bisnesin.
Shqiperia eshte dhjetra vende larg dhe korrupsioni e kriminalizimi i ekonomise nga milionat e droges dhe krimit largojne qindra miliona euro investime dhe varferojne frikshem shqiptaret.
Kjo eshte dite shume e rende per Shqiperine.
Maqedonia me hapjen e saj te negociatave per anetaresim ne BE eshte deshmia me tronditese se sa kriminale, malinje,regresive dhe
grabitqare eshte qeverisja e ketij kryeministri.
Asnje alibi e asnje lloji nuk e shpeton dot kete kryeminister nga kjo damke turpi qe i vuri Shqiperise ku pergjegjes eshte vetem e vetem ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga