LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Referendumi për emrin e ri/ Kryeministri i thotë "po" kërkesës së opozitës

22 Qershor 2018, 16:24, Aktualitet CNA
Referendumi për emrin e ri/ Kryeministri i thotë "po"

Referendumi për emrin e ri tw Maqedonisw do të duhet të jetë i detyrueshëm. Për këtë kërkesë të opozitës kryeministri Zaev thotë se janë pajtuar. Sipas tij, tani mbetet të vendoset nëse referendumi do të jetë konsultativ apo i detrueshwm për implementim. Zaev tha se rezultati i referendumit, duhet të respektohet nga të gjithë institucionet dhe qytetarët.

“Unë besoj se në procesin e vendimit për çështjen e referendumit dhe definimin e llojit të këtij referendumi. Ajo me të cilën pajtohem me opozitën është që ai të jetë i detyrueshëm ndërsa së bashku do të vendosim nëse do të duhet të jetë konsultativ ose i obligueshëm. Nga porosi që jepen në opinion, më jepet përshtypja se dikush dëshiron që ta bllokoj rrugën e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe Evropës. Nëse qytetarët që do të dalin në referendum, më shumë se 50% plus një qytetarë, dhe shprehen qëndrimin e tyre për referendumin, është detyre e secilit qytetarë që ta respektojë vendimin dhe t?i bashkëngjitet dhe t?i mbështes institucionet e sistemit”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i citur nga “Alsat-M”.

Mw amwm tjetwr kryesuesi i opoitws VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se nuk do të del kundër vendimit të popullit nëse referendumi do të jetë i detyrueshëm dhe demokratik. POr edhe pse marrëveshja për emrin ende nuk është miratuar, Mickoski që tani shpreh dyshimet e tij për kredibilitetin e rezultateve.

“Absolutisht po. Kuptohet se përderisa referendumi është i detyrueshëm, e kjo nënkupton që në referendum patjetër të dalin 50% plus 1 nga votuesit, sepse, këtu përsëri ka një moment, por më vonë do ua shpjegojë. Nëse dalin 50% plus 1 votues, nga votuesit e Maqedonisë dhe ata votojnë Për ose Kundër, atëherë të gjithë ne do të duhet ta respektojmë atë e jo vetëm VMRO-DPMNE-ja. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por fillimisht ai duhet të jetë demokratik pasi që në të kaluarën ka pasur vendvotime ka votuar një përqindje prej 40-50% e tani nuk mundet që ai numër të shkoj në 90%? , ishte deklarimi i Hristjan Mickoskit.

Ndwrkohw qw për organizimin e referendumit nevojitet konstituimi i KSHZ-së. Sot janë publikuar emrat e 41 kandidatëve për anëtarë të përkohshëm të KSHZ-së, deri në arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës për Kodin e ri zgjedhorm raporton “Alsat-M”.

Lajmet e fundit nga