Connect with Us

Mega skandal/ Zbulohen miliardat e pushtetarëve jashtë vendit

Kronika

Mega skandal/ Zbulohen miliardat e pushtetarëve jashtë vendit

Publikuar

-

Reforma në drejtësi nuk do të kursejë askënd, madje as zyrtarët e lartë. Gazeta “Sot”, ka siguruar raportin e vitit të shkuar të ILDKP, ku janë kallëzuar penalisht 32 zyrtarë për fshehje të pasurisë jashtë vendit.

Institucioni i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, zbuloi se nga viti 2014 në vitin 2017, politikanët nuk kanë justifikuar 78.8 milionë euro pasuri. Kjo shumë i shtohet 1.2 milionë eurove të “pista”, të regjistruara nga 2004 deri në 2014 ën.

ILDKP zbulon se janë depozituar kallëzime në Drejtorinë e Pastrimit të Parave për 262 subjekte, ku janë të përfshirë deputetë e kryetarë bashkish. Për këto subjekte janë depozituar në total 1700 gjoba.

LEXO EDHE:  Skandali me kontratën koncesionare të "Rrugës së Kombit"/ Kukësi qytet bregdetar

Në kuadër të këtij operacioi, ILDKP, ka bashkëpunuar me agjencitë e huaja si OPDAT, USAID dhe zyra e OSBE në Tiranë. CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha zbardh pistën me shtatë të vrarë/ Si nisi konflikti me familjen Çaka

Publikuar

-

Nga

“E qëlluan me breshëri plumbash”/ Bashkëshortja rrëfen detajet e krimit të rëndë në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga pistat e dyshuara për vrasjen e Everest Çakajt, i cili qëllua për vdekje me armë mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ndërsa u la e plagosur bashkëshortja e tij.

Hoxha cilëson si pistën më të fortë atë që e ka zanafillën në vitin 2008, ndërsa deklaroi se që nga ky vit deri më tani janë vrarë shtatë persona.

Ai tregon se shkak i konfliktit ka qenë Alfons Çaka, të cilin e kishte punësuar Florenc Alikaj dhe ai i kishte mbetur borxh një shumë parash.

Sipas tij, Alikaj dhe Çaka janë konfliktuar, ndërsa ky i fundit i ka bërë pritë dhe e ka qëlluar në një karburant, por për shkak se i është bllokuar arma, ai ka mbetur viktimë nga të shtënat e shokut të Alikajt, Zenel Muhametit.

“Për mua më e fortë si pistë, është pista që nis në 2008-ën dhe jo në 2007-ën. Pista që nis nga 2008 ka sot 7 të vrarë. Dy janë vëllezërit Afrim dhe Alfons Çaka, dy janë vëllezërit Gëzim dhe Florenc Alikaj, dy janë vëllezërit Muhameti dhe babai i tyre që janë gjetur të vrarë në mëngjes në banesa. Janë 7 të vrarë. Vëllai i Everestit që është Alfons Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen dhe nga kontaktet që kanë shqiptarët, aty ndodhej Florenc Alikaj me familjen e vet. Ka kërkuar punë. Florenc Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe i ka dhënë punë, i ka dhënë mall domethënë dhe ai në një moment nuk i ka kthyer lekët.

Meqënëse shuma shkoi kohë, atëherë Florenc Alikaj kërkonte ta takonte, e gjen fshehtas në një lokal në Barcelonë dhe në mes të njerëzve i gjuan me shuplakë në mes të njerëzve. Nga ai moment fillon konlikti. Një javë më mbrapa vjen në Barcelonë Zenel apo Neli Çami, ose Zenel Muhameti që është pjesë e çamëve, ishte mik i ngushtë Florenc Alikajt dhe shkojnë në një restorant ku dihej që Florenci shkonte shpesh. Rrugës ndalojnë në një karburant, vjen një makinë, shkon Alfons Çaka nga krahu i shoferit dhe qëllon nga Florenc Alikaj. Me plumbin e parë i qëllon në dorë, në të shtënën e dytë i bllokohet arma.

Nga krahu i pasagjerit Nel Çami e qëllon dhe vret Alfons Çakon. Mbas ngjarjes, vëllai i Florencit shkon tek familja e Everes Çakos dhe i shpjegon ngjarjen dhe i thotë që djalin tuaj nuk e ka vrarë djali ynë dhe aty mbyllin çdo gjë. Familjarët i shkojnë edhe në varrim. Florenci shkon në Itali dhe kthehet pas 7 muajsh se i ka lindur nusja por kapet nga Policia. Alikaj nuk tregoi prezencën e Nel Çamit sepse mendonte se i shpëtoi jetën. Mbas këtij momenti nuk është parë më. Florenci shkon në burg, nuk pranon të tregojë të vërtetën, pagoi para dhe u dënua nga 16 në 6 vite burg. Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Vret vëllain shofer. Më pas Florenci kthehet në Elbasan, ekzekutohet edhe ai. Në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nelit, vendos për familjarët e tij. Ka hyrë në banesë dhe ka vrarë dy vëllezërit dhe bananë e tij. Informacioni i fundit për Nel Çamin është se gjendjet në Amerikën Latine. Nuk është vërtetuar kurrë se autori apo porositësi Çaka”, nënvizoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Everest Çakës/ Lala: Është paguar një shumë e madhe parash, ekzekutori njohës i mirë i zonës

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Everest Çakës/ Lala: Është paguar një shumë e madhe parash, ekzekutori njohës i mirë i zonës

Atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij ka sjellë shqetësim dhe panik tek banorët e zonës.

Gazetarja Klodian Lala ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e mbrëmjen se djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se personi që e ka ekzekuar është një njohës i mirë i zonës dhe këtë e tregon dhe fakti si është larguar nëpër rrugica.

LEXO EDHE:  Video e udhëtimit me helikopter që Olta Xhaçka nuk e shpjegon dot

LEXO EDHE:  “Unë nuk vdes njerëz si ju!”/ Skënder Brataj shpërthen ndaj Strazimirit: Pseudoprofesionistë ordinerë

Është vetëm një dëshmitar i cili thotë që personi që ka goditur është i mbushur, jo shumë i gjatë dhe ka qëlluar dhe është larguar.

Është e paramenduar, sepse në rrugën e largimit, personi që ka kryer krimin, përvecc se ka lëvizur në punë sekondash, është larguar në rrugica që vetëm një njohës i mirë i zonës mund ti dijë.

Grupi që ka pasur interesa ka paguar një shumë të madhe parash për të ekzekutuar”, shtoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vrasjet këmbanë alarmi”/ Vishaj: Duhet të ulin me këmbë në tokë shtetin

Publikuar

-

Nga

“Vrasjet këmbanë alarmi”/ Vishaj: Duhet të ulin me këmbë në tokë shtetin

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke u ndalur tek rasti i mbrëmjes së djeshme në Elbasan.

Ai tha sa vrasja e Everest Çakës është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin.

Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi.

Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana alarmi. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati në “Open”./CNA.al

LEXO TE PLOTE