LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishit plane për fundjavë? Mësoni kur hapet autostrada Tiranë-Durrës

22 Qershor 2018, 19:08, Aktualitet CNA
Kishit plane për fundjavë? Mësoni kur hapet autostrada

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se autostrada Tiranë-Durrës do të hapet në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë mjetet duhet të gjejnë rrugë alternative.

Njoftimi i ARRSH:

?ARRSH u kërkon ndjesë qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do të realizohet sonte, ora 23:00. Deri në orarin e hapjes, mjetet duhet të përdorin rrugët alternative?, thuhet në njoftim.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme njoftimi i dërguar nga Autoriteti Rrugor parashikonte ndërprerjen e punimeve në orën 14:00 të ditës së sotme.

Ky njoftim solli revoltë tek qytetarët, të cilët janë drejtuar aksit me shpresën se nuk ka pasur trafik dhe do të lëviznin lirshëm.  /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga