LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj si Ramiz Alia/ Zbulohet “lidhja” e tyre

22 Qershor 2018, 18:27, Aktualitet CNA
Erion Veliaj si Ramiz Alia/ Zbulohet “lidhja” e tyre

Pas vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alia në vitin 1988 fitoi çmimin e parë për ushqimin në botë.

Në një kohë që shqiptarët vuanin nga uria, nuk kishin bukë për të ngrënë, prisnin në radhë për qumështin, mishi apo produkte të tjera bazë merreshin me tallona, Ramiz Alia fitonte çmimin e parë në botë për ushqimin.

Por, mesa duket historia përsëritet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ashtu si edhe kryeministri Rama çdo ditë e më shumë ?shpalosin? ngjashmërinë me ?babain e tyre shpirtëror?, Ramiz Alia, apo ish-diktatorin Hoxha.

Ashtu si Ramiz Alia u nderua me çmim ndërkombëtar për ushqimin, ndërkohë që shqiptarët vuanin për bukë, edhe Sheshi Skëndërbej nderohet me çmimin për ?Hapësirën me të mirë publike?, edhe pse Tiranës i ka shkaktuar vetëm kaos dhe trafik.

Një shesh i errët, për të cilën janë shpenzuar 20 milion euro. Një shesh që brenda në kohe shumë të shkurtër nga ndërtimi i tij është dëmtuar. Një investim që lë shumë për të dëshiruar, por pavarësisht kësaj Veliaj kërkon ta sjellë si fitore, kur në fakt ky shesh ka sjellë kaos dhe trafik në kryeqytet.

Një shesh që është akuzuar për paravendosje të fituesit të tenderave prej miliona euro dhe për lidhje të Veliajt me njerëz të rëndësishëm në prokurorinë e Tiranës.

20 milion euro të hedhura kot, një parkim nëntokësor me lagështirë, që më shumë mund të themi se është strehë për endacakët, merr edhe çmim ndërkombëtar, njëlloj si Ramiz Alia për ushqimin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga