LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizë në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

21 Qershor 2018, 07:47, Aktualitet CNA
Vizë në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e

Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale, ka dhënë disa këshilla për të gjithë çiftet e martuara apo dhe ata që ende nuk janë celebruar, që janë të interesuar për t?u pajisur me viza për SHBA.

Ambasada ka dhënë disa këshilla të vlefshme, ndërsa sqaron edhe kohëzgjatjen e procedurave.

Në sqarimin e ambasadës thuhet se viza e fejesës është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Po ashtu, mësohet se koha e përafërt e udhëtimit për çiftet e fejuara është 9 muaj dhe për të martuarit është 18 muaj.

?Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju? #PyetAnnën?, shkruhet në faqen e Ambasadës.

Lajmet e fundit nga