LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Portin e Durrësit/ Zbardhen aferat korruptive të drejtorit

21 Qershor 2018, 17:53, Aktualitet CNA
Skandal në Portin e Durrësit/ Zbardhen aferat korruptive të

Një biznesmen që aktivitetin e tij e ka të lidhur me Portin e Durrësit, ka denoncuar një aferë korruptive që sipas tij është inicuar nga Drejtori i Portit të Durrësit Afrim Bakaj.

Sipas biznesmenit, Bakaj, po vendos taksa personale, të kundërligjshme. Denoncimi është  bërë tek ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka publikuar në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Drejtori i Portit te Durresit vendos taksa personale mbi biznesmenet!

Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital. sb

?z.Berisha pershendetje , jam nje biznesmen qe kam lidhje prej vitesh me portin e durresit.Ka me shum se 1 muaj qe koncesionari Turk DCT i konteinereve na merr nje tarife per shkarkimin e konteinereve prej 120 EURO per konteiner. Kjo tarife eshte teresisht e kundra ligjshme, porti i durresi nuk ka tarife per zbrazje konteinresh,por ato justifikohen duke shprehur qe kane marr miratimin e Drejtorit AFRIM BAKAJ…. kjo eshte skandal i vertet , si ka mundesi qe lejeohen keto operacione kur nuk ka tarife dhe neve si biznese na rendojne ne kurriz. Une nuk dua ta di sa lek ka marr Bakaj nga Turqit nuk me intereson fare por du vetem qe mos te tallen me gjaku tone.Dje kam paguar 820 euro per 6 konteiner kur deri dje nuk paguaja asnje lek. Kjo eshte nje marreveshje e paster korruptive ndermjet Afrim Bakaj dhe turqeve…na mbyten fare nuk po punojm dot.Ju lutem ta raportoni kete rast, anonim ju lutem?/CNA.al

Lajmet e fundit nga