LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia spanjolle prangos "skifterët" shqiptarë

21 Qershor 2018, 13:01, Kronika CNA
Policia spanjolle prangos "skifterët" shqiptarë

Policia e Spanjës ka arrestuar një grup shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Sipas mediave iberike, ky grup brenda javës ka grabitur 5 shtëpi në Madrid dhe Barcelonë. Ndërkohë identiteti i të arrestuarve nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se hetimet për këtë grup nisën një muaj më parë, pas grabitjes së një shtëpie në Torrelodones.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se gjatë grabitjes, në shtëpi ndodheshin çifti, dy fëmijët dhe dy punonjës. Ky është rasti i tretë i grabitjeve në Spanjë, ku janë të përfshirë shqiptarët. CNA.al

Lajmet e fundit nga