LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përçahet zyrtarisht opozita?/ LSI “sulmon” Bashën

21 Qershor 2018, 10:06, Aktualitet CNA
Përçahet zyrtarisht opozita?/ LSI “sulmon” Bashën

Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se janë drejt fundit.

Ishte vetë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i cili në fjalën e tij në seancën e sotme të kuvendit, ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha për uzurpimin e foltores së Kuvendit.

Luan Rama u shpreh se ?Parlamentarizmi është shndërruar në shëmbëlltyrë mediokriteti. Mungon etika dhe respekti reciprok mes deputetëve?.

Kujtojmë këtu se për disa seanca me radhë, demokratët kanë uzurpuar foltoren e Kuvendit dhe nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Seanca ka kaluar në votimin e pr.ligjeve, ndërsa deputetët nuk kanë mundur të marrin fjalën për diskutim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga