LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negociatat/ “Përplasen” Xhafaj-Basha

21 Qershor 2018, 16:56, Aktualitet CNA
Negociatat/ “Përplasen” Xhafaj-Basha

Kreu i PD-së, ka lëshuar alarmin se Gjermani nuk do ta mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha, rendit një sërë arsyesh sipas tij që kanë bërë skeptike Gjermaninë, për integrimin e  Shqipërisë në BE.

Basha përmendi, drogën, krimin e organizuar, korrupsionin, kapjen e sistemit të drejtësisë nga Qeveria.

Por pasdite, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i është kundërpërgjigjur indirekt Bashës, dhe akuzave të tij.

Xhafaj, ndërsa është pritur në Berlin nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer, ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërin.

Pas këtij takimi, ministri Xhafaj ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale Gjermania është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

?Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!?, ka skruar Xhafaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga