Connect with Us

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Aktualitet

Listat/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Publikuar

-

Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë.

Të vlerësuar me notën katër(4) janë gjithsej 1363, ose 3.8 %, ndërsa me notën dhjetë(10) 0.6 % e nxënësve, ose 221 maturantë.

Rezultatet gjenden në faqjen zyrtare të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sporteve, ose në linkun: http://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b2bad3d36029rezultate_d1_001.pdf

Në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërisë janë testuar gjithësej 35609 maturantë. /CNA.al

LEXO EDHE:  Korab Lita nxjerr zbuluar Bashën/ “Në listat e kandidatëve vendosen miqtë e Kryetarit”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-I riu goditi me thikë të moshuarin/ “Shpërthen” Kikia: Pse rri ende në zyrë kreu i Policisë

Publikuar

-

Nga

Video-I riu goditi me thikë të moshuarin/ “Shpërthen” Kikia: Pse rri ende në zyrë kreu i Policisë

Gazetari Mentor Kikia reagon ashpër pas publikimit në rrjetet sociale të një video, ku një i ri në Kavajë futet brenda në lokal dhe pasi rreh një të moshuar, e qëllon me thikë.

Gazetari Kikia thotë se shefi i Policisë së Kavajës duhet të japë dorëheqjen sepse s’ka pse qëndron më në zyrë.



“Përse rri ende në zyrë kreu i policisë së Kavajës?
Një ngjarje tronditëse në të gjitha përmasat e saj. Një burrë me thikë në dorë që sulmon një të moshuar në mes të lokalit. Shkaku është se i moshuari ankohet se burri me thike ne dore, hidhte mbeturinat para shtëpisë së tij. Pas dhunës, krimineli del qetë-qetë dhe ikën në shtëpi. Policia thotë se është shpallur në këkrim, por ngjarja nuk është raportuar fare dhe banorët e lagjës raportojnë se njeriu i dhunshëm është në shtëpinë e tij. Vetëm pasi videoja u bë publike, edhe pse ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, policia vihet në lëvizje për të marrë dëshmitë e personave që kanë qenë aty.
Mosveprimi i shtetit është shkaku kryesor i vetëgjyqësisë, pasi çdo djalë do të ngrite dorën ndaj atij krimineli që i masakroi të atin e policia nuk lëviz. Kaq mjafton që shefi i policisë në Kavajë të japë doreheqjen, pa asnjë mëdyshje. Kjo është një kërkesë publike dhe unë ju ftoj t’i bashkoheni asaj duke e shpërndarë këtë postim”, shkruan Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Publikuar

-

Nga

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur dyshime të forta për shkarkimin e Rudina Hajdarit si anëtare e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vasili ka publikuar me video një deklaratë të deputetit të Partisë Socialiste, Adnor Shameti, i cili thotë se sipas dijenisë së tij Hajdari ka humbur vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik.



“Në dijeninë time zonja Hajdari nuk është më kryetare e grupit demokrat që ka qenë deri më parë, ajo është zëvendësuar nga ai grup dhe si e tillë ka humbur dhe vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Matura shtetërore, datat dhe struktura e testeve

LEXO EDHE:  Maturantët e vjetër/ Nesër afati i fundit për plotësimin e formularit  A1Z

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Vasili shkruan në rrjetet sociale se: “A është më Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Politik? Rilindja përmes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anëtare e Këshillit Politik.!?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Publikuar

-

Nga

Vijojnë të mbeten shqetësuese shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.



Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 809 testime kanë rezultuar 150 persona të infektuar. Ndërkohë dy persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020) Testime totale 80539 Raste pozitive 12535 Raste të shëruara 6995 Raste Aktive 5176 Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2550 Durrës 564 Shkodër 376 Lezhë 300 Elbasan 299 Korçë 245 Fier 236 Vlorë 191 Kukës 146 Berat 117 Dibër 76 Gjirokastër 76″, njofton Ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE