LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri i Ramës: Opozita duhet ti thotë "jo" kampit të refugjatëve në Shqipëri

21 Qershor 2018, 20:44, Aktualitet CNA
Ish ministri i Ramës: Opozita duhet ti thotë "jo" kampit

 Ish-ministri i Drejtësisë, në kabinetin Rama 1, Ylli Manjani, e ka vlerësuar si të padenjë heshtjen e opozitës lidhur me debatin rreth hapjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

I qenë prezent në emisionin “Studio e hapur”, ku diskutohej kjo temë Manjani është shprehur se opozita duhet të ketë një qëndrim të fortë për këtë çështje, duke shtuar se ajo duhet t?i thotë jo ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, nëse e do këtë vend.

Kjo ka ndezur debatin midis tij dhe moderatorit Arian Çani, për të cilin vetëm presioni nga poshtë e ndal Edi Ramën në sipërmarrjen e tij.

“Opozita duhet të ketë një qëndrim të fortë për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Ajo duhet ti thotë jo qëndrimit të qeverisë Rama”, ka thenë Manjani./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga