LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave/ Zbulohet skenari Gjerman dhe kushtet për Shqipërinë

21 Qershor 2018, 16:53, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave/ Zbulohet skenari Gjerman dhe kushtet për

Ditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka fajësuar qeverinë për bllokimin e negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE, me argumentin se ?Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë?, të kërkuara nga Gjermania.

Kushtet i ka zbuluar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan se janë gjithsej 10 kushte që Gjermania i ka vënë Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se në ditët në vijim Bundestagu do të publikojë një dokument që do të hedhë poshtë kërkesën e Ramës për hapjen pa kushte të negociatave.

Postimi i plotë i Berishës:

Lajm trondites!

Gjermania vendos 10 kushte per hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, burime te mireinformuara nga Berlini bejne me dije se Bundestagu ka miratuar nje dokument qe do behet publik ditet e ardhshme, ne te cilin hidhet poshte kerkesa e Rames per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Sipas ketij dokumenti te rende, dakord nga te gjitha grupet ne parlamentin gjerman, kerkohet qe Shqiperia para hapjes se negociatave duhet te plotesoje 10 kushte.

Dekalogu gjerman i kushteve qe duhet te plotesoje Shqiperia para hapjes se negociatave perfshin:

1- Votimin e reformes zgjedhore
2- Vetingun e te pakten te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve te apelit e siper
3- Ndjekjen penale te te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve qe gjenden ne shkelje te ligjeve gjate vetingut
4- Ndjekjen penale dhe denimin per korrupsion dhe trafiqe te zyrtareve te larte.
5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit te droges ne vend.
6- Luften me rezultate konkrete te krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!
7- Ngritjen dhe funksioninimin e SPAK
8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte!
9- Zbatimin e reformes zgjedhore
10- Funksionimin normal te shtetit ligjor.

Ky eshte dekalogu i kushteve qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperine. Cdo njeri qe lexon kete dekalog e ka te qarte si drita e diellit se me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatash por vetem kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim! sb /CNA.al

Lajmet e fundit nga