LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet skandali/ Intesa Sanpaolo Bank, pushon punonjësit dhe sorollat klientët

20 Qershor 2018, 17:10, Aktualitet CNA
Thellohet skandali/ Intesa Sanpaolo Bank, pushon punonjësit dhe sorollat

Duket se po merr një tjetër rrjedhë skandali i paralajmëruar i “Intesa Sanpaolo Bank”, e cila pushoi nga puna 70 punonjës të “Veneto Banka”.

Kujtojmë se kjo bankë italiane në Shqipëri është blerë së fundmi nga ana e “Intesa Sanpaolo Bank” Itali, në vlerën e vetëm 1 euro.

Pavarësisht se është trumbetuar blerja 1 euro, Qeveria italiane ka derdhur në arkat e “Intesa Sanpaolo Bank” shifrën e 2.5 miliardë euro.

Bëhet fjalë për para, të cilat po kjo bankë, pra “Intesa Sanpaolo Bank” do të duhej t’i përdorte për të likujduar klientët e kredive të këqija. Po me këto para “Intesa Sanpaolo Bank” do të duhej të kompesonte edhe punonjësit e bankave të grupit “Veneto Bank” dhe bankës “Popolare di Vicenza”, të cilët do t’i largonte nga puna.

Operacioni i shit-blerjeve të këtyre bankave në Itali, vitin që shkoi u kërkua nga ana e kryeministrit italian Paolo Gentilioni dhe u aprovua nga Senati dhe Parlamenti italian.

Në tërësi ishte një operacion bashkimi bankash, i cili qëlloi fitimprurës për “Intesa Sanpaolo Bank” në Itali dhe në vende të tjera të Europës.

Në  të gjitha vendet ku “Veneto Bank” ishte prezente me filialet e saj, qe me përfitime për “Intesa SanPalo Bank”, por vetëm në Shqipëri nuk rezultoi një gjë e tillë, pasi 70 punonjësit e “Veneto Bank”, e gjejnë veten sot në rrugë të papunë, në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme.

Nga burime brenda stafit të “Veneto Bank”, CNA.al mëson, se  70 punonjësit e saj, janë lajmëruar vetëm me anë të një njoftimi me e-mail për pushimin e tyre nga puna.

Sipas punonjësve të “Veneto Bank”, “Intesa Sanpaolo Bank” në Shqipëri ka aplikuar ligjin shqiptar për pushimin nga puna që çuditërisht favorizon punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, kur bëhet fjalë për ndryshimin e pronësisë.

Po sipas tyre, ky është një ligj që nuk vlen aspak në raste të tilla, sepse banka është blerë në Itali me vlerën 1 euro, me anë të një pakete shpëtimi të iniciuar nga ish-Qeveria Italiane e Gentilionit, e miratuar nga Senati dhe Parlamenti Italian me votat e deputetëve italianë e dekretuar edhe nga presidenti i Italisë Mattarella”.

Por, nëse në Itali, vend ku ka shumë banka dhe çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetin bankar të tyre, ku në rrisk janë aksionerët apo klientët e bankave, deri edhe tek punonjësit e tyre, çdo gjë kalon për aprovim në Parlament dhe Senat, në Qeveri dhe tek Presidenti, në Shqipëri Banka e Shqipërisë, këto raste çuditërisht i trajton si “operacione bashkimi bankash”, njësoj si të ishte ndryshimi i pronësisë së një dyqani.

Në Shqipëri Qeveria, ministria kompetente dhe Banka e Shqipërisë heshtin, ndërkohë që skandali  tashmë ka plasur dhe sa vjen dhe thellohet.

Në fakt ky skandal nuk prek vetëm punonjist e “Veneto Bank”, por edhe klientët, të cilët përballen me një situatë kaotike, pa patur asnjë informacion dhe për transparencë as që bëhet fjalë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga