LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Skenë krimi”/ Administratorja kërcënon me sëpatë shefin e komisariatit (video)

20 Qershor 2018, 20:29, Aktualitet CNA
“Skenë krimi”/ Administratorja kërcënon me

Vendosja e shiritit “Skenë Krimi” në tokën e Nikollaq Neranxit, ku do të zhvillohej panairi i kulinarisë nuk është pranuar prej tyre.

Një ditë më parë Eftihia Neranxi e cila është dhe administratore në kompaninë Neranxi ka shkuar me sëpatë në komisariatin e Himarës. Ajo është shoqëruar dhe i është sekuestruar sëpata. Pas daljes nga komisariati ajo ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit.

Ditën e sotme ajo është rikthyer përsëri me një tjetër sëpatë, ku sipas saj ka dashur të godasë shefin e komisariatit, i cili është Arqile Gjikondi. Sipas saj Gjikondi jo vetëm i ka vendosur shiritin padrejtësisht në pronën e tyre, por edhe e ka dhunuar.

Një efektiv policie nuk e ka lejuar të hyjë brenda në komisariat ndërkohë që ajo vazhdimisht ka kërcënuar shefin e Postës.Në thirrjet e saj ajo ka kërkuar largimin e shefit të postës së Himarës për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj vetëm se kërkoj arsyen e vendosjes së shiritit në pronën e Neranxëve.

Ndryshe nga një ditë më parë efektivët e policisë ditën e sotme nuk e kanë shoqëruar.Ndërkohë rreziku është prezent dhe shefi i komisariatit të Himarës mund të goditet nga e moshuara.

Lajmet e fundit nga