LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" Spahiu/ "Nuk na duhet anëtarësimi nëse shndërrohemi në kosh plehrash"

20 Qershor 2018, 09:29, Politikë CNA
"Shpërthen" Spahiu/ "Nuk na duhet anëtarësimi

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e 600 mijë azilantëve nga Afrika e Siria. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se ky vendim ka përmasa anti kombëtare. Sipas tij, Shqipëria nuk është ende e gatshme të presë gjysmë milioni azilantë, për shkak të mungsës së kapaciteteve ekonomike dhe sociale.

Spahiu shton më tej, se afrikanët dhe sirianët nuk kërkojnë azil në Shqipëri por në perëndim. Ndërsa sipas tij, rikthimi është në kundërshtim me konventën europiane të të drejtave të njeriut.

Për kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Shqipëria duhet të ndjekë shembulline Kroacisë dhe Bosnjes, për rrethimin e kufirit me ushtri.  Spahiu mendon se Shqipërisë nuk  ka çi duhet anëtarësimi, nëse do shndërrohet në kosh plehrash për BE-në. Ai ngre gjithashtu edhe rrezikun e rendit kushtetues në Shqipëri, pasi ndërmjet azilantëve, mund të futen edhe ish luftëtarë të ISIS.

Spahiu e mbyll postimin duke shprehur keqardhje për afrikanët dhe duke e cilësuar Edi Ramën më të zi sesa ata.

 

Ja postimi i plotë i Spahiut

Dje mediat gjermane konfirmuan zyrtarisht me zë dhe figurë që jemi bërë ura tranzit e miliona emigrantve drejt perëndimit dhe kemi hapur kufijtë. Ndërkohë u shoreh gatishmëria e qeverisë shqiptare për të pritur afro 600.000 azilantë nga afrika dhe vende të tjera si Siria, afganistani, Iraku etj.
Pas një presioni disa mujor nga Berlini, Viena, Brukseli mbi fluksin e refugjatve, më së fundmi Edi Rama ka vendosur të hap dyert për ri-kthimin e tyre nga kufijtë e perëndimit në territorin shqiptar. Ky vendim merr përmasa anti-kombëtare dhe anti-kushtetuese për keto arsye:
1- Shqipëria nuk plotëson kushtet e mbrojtjes drejtave të njeriut as për qytetaret shqiptar dhe jo me te respektoj afrikanët
2- Ata nuk kërkojnë azil më shqiperi por në perëndim
3- Ri-kthimi eshte në kundershtim me statusin e emigrantit dhe kinventëm europiane te drejtave të njeriut
4- Shqip?ria duhet veproj si Kroacia dhe Bosnja që kanë rrethuar me ushtrin dhe polici kufirin dhe të pengoj hyrjen e tyre.
5- Shqipërise nuk ka cfare i duhet antarsimi në BE nëse do shmdërrohet në kish plehrash të këtij unioni
6- Futja e ish-luftetarve te ISIS përbën rrezik për rendin kushtetues në Shqiperi
7- Shqiperia ska kapacitete as politike, as ekinomike, as sociale për strehimin e mbi gjysem milioni emigrantë.
8- Shqiperia sot akuzohet qe eshte urë tranzit për miliona emigrant që zagarër e Edi Ramës u marrin para për kalimin ne kufijt e Shqiperise.
Duke shprehur keqardhjen për mijra afrikan të pashpresë kam bindjen që pavarsisht origjinës dhe ngjyrës, kryeministri ynë Edi Rama është më i zi se 600.000 sirianët.  /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga