Kundër ekspertizës mjeko-ligjore/ Familjarët e Enea Ftojit kërkojnë zhvarrosjen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kundër ekspertizës mjeko-ligjore/ Familjarët e Enea Ftojit kërkojnë zhvarrosjen

Publikuar

-

Vetëm pak orë pas shpalljes së konkluzioneve evidentuese të vdekjes së Enea Ftojit, nga ekspertiza mjeko-ligjore, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të të ndjerit.

Ekspertët kriminalistë kanë konkluduar se ndaj Enea Ftoit, i cili gjeti vdekjen në Komisariatin e Korçës, nuk është ushtruar dhunë policore, ndaj dhe vdekja e tij nuk ka ardhur si pasojë e dhunës, sikurse kanë pretenduar familjarët e tij.

Në reagim të deklaratës së policisë të publikuar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, familjarët e 27-vjeçarit Ftoji jo vetëm kanë ripërsëritur pretendimin e mëparshëm, që bie në kundërshtim me atë të ekspertëve mjeko-ligjor, por kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit për riekspertim.

Të prononcuar pak më parë për median familjarët thonë se janë të bindur që babai i tre fëmijëve vdiq nga dhuna e policisë, dhe nëse kjo e vërtetë nuk zbardhet do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën kur e shoqëruan në ambientet e Komisariatit, por policia fshehu dhunën”, thanë prindërit e viktimës, duke specifikuar se gjurrmët e dhunës së ushtruar ishin prezente në trup, në fytyrë,në krahun që e kishte të thyer.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Trondit gazetari/ Aleatja më e madhe e Ramës është PD-ja

Publikuar

-

By

Gazetari Denis Dyrnjaja në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se aleatja më e madhe e Edi Ramës është Partia Demokratike.

“Në ditët e tronditjes së thellë që pësoi qeveria nga protesta e pamenduar e studentëve, shfaqet një “delfin shpëtues” politik për Edi Ramën. Por nëse protesta ishte surprizë, delfini shpëtimtar i kryeministrit nuk është surprizë. Delfini ka ngjyrë blu si ajo e detit, është i qetë, madje aq i qetë sa me mosveprimin e tij po e ndihmon qeverinë të kapërcejë këtë situatë që nëse precipiton mund të çojë edhe në rrëzimin e saj. Por si po e ndihmon Partia Demokratike, Edi Ramën?! Thjeshtë fare, duke qenë një opozitë e pabesueshme. Aq e pabesueshme sa e di dhe vetë që nëse do t’i afrohej protestës së studentëve, do të pësonte një diskreditim më të keq se ai që i ndodhi kur tentoi të bashkëngjitej e më pas të “rrëmbente“protestën e armëve kimike.

Që të refuzohet qeveria kjo është gjëja më normale pasi protestuesit konfrontimin me qeverinë e kanë, por që të mos qaset opozita kjo është shumë e rëndë dhe tregues i besimit të ulët që kanë njerëzit te alternativa politike e mazhorancës që qeveris. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar lideri demokrat tha se opozita është në krah të protestuesve të Teatrit, Astirit dhe në fund edhe të studentëve. Kjo renditje nuk është rastësore, por domethënëse pasi për PD, protesta e studentëve nuk është primare, sepse nuk është një protestë e saj dhe opozita nuk është e mirëpritur nga studentët.

Gjithsesi mospërmendja fare do ta poziciononte PD-në edhe më keq në raportin politik me publikun, ndaj Basha përmend herë pas here edhe protestën e studentëve për sy e faqe. Çdo akt ose veprim publik që s’është i joni dhe nuk prodhon pasojë politike për ne, nuk është në interesin tonë. Kjo është deviza e pathënë, por lehtësisht e kuptueshme nga qëndrimi opozitar”, – ka vazhduar ai në postimin e tij.

Ndërsa më tej gazetari në postimin e tij ka shkruar se PD-ja ka humbur besimin se është një alternativë ndryshe nga PS dhe se Lulzim Basha është ndryshe nga Edi Rama.

“Në këndvështrimin njerëzor ata janë krejtësisht të kundërt, por në trajtimin e pushtetit, qokave financiare dhe shpërndarjes së llokmave të pushtetit janë si vëllezërit siamezë. Oligarkët e djeshëm janë sot sërish në veprim dhe kanë gati urat e kominikimit, nëse Basha merr pushtetin. Por këtë njerëzit e kanë kuptuar dhe kanë krijuar një neveri ndaj qeverisë dhe opozitës ndaj thonë jo politikë, jo politikë, jo politikë, sepse në fakt thonë jo qeveri, jo opozitë. Ata nuk duan fjalë të bukura dhe fytyra mashtruesish qe qeshin sepse nuk dinë të qajnë, sepse nuk e dinë çfarë është halli. Ata nuk duan aktorë të shpërfytyruar të politikës që bëjnë sikur po zgjidhin problemet që i kanë shkaktuar ata me vendimet, veprimet dhe mosveprimet e tyre.Ndaj me pozitën e saj kompromentuar, opozita është shndërruar në aleat të Edi Ramës. Se po te ishte opozita me moralin dhe kreditet e pastra dhe të vërteta do të ishte pjesë e natyrshme dhe e integruar e protestës se studentëve dhe çdo proteste tjetër dhe populli do ishte në rrugë i gjithi madje edhe pas opozitës. Por duke mos qenë, dhe duke mos patur fuqi reale ndikuese jo fuqi grabitqare për të vjedhur protesta se ato duket që i ka dhe shumë të forta madje, kjo opozitë po i jep oksigjen Kryeministrit dhe mundësinë t’ju shfaqet studentëve si opsioni dhe mundësia e vetme. Studentët duan ta kërkojnë largimin e Edi Ramës, por kur mendojnë se kush është alterativa e re e qeverisjes, thonë jo politikë, jo politikë, jo politikë… sepse nuk duan që nga një qeveri që i gënjeu këta 5 vjet të përfundojnë në një qeveri mashtruese që do t’i gënjejë edhe 5 vitet e ardhshme. Ky është oksigjeni për Edi Ramën sepse ai e di se gjithmonë mes dy të këqinjve, ai fiton. Opozita po e ndihmon që ai të jetë prapë oferta më e mirë”, – ka përfudnuar ai në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kejvina Kthella ka një kërkesë për të dashurin e saj: “Gatuaj ti se nga unë do hash bukë thatë!”

Publikuar

-

Një ndër të ftuarat e kësaj jave në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka qenë Kejvina Kthella. Modelja ka dhënë një intervistë ndryshe nga herët e tjera, pasi këtë herë Thumb ka qenë me një mission: “Kejvina duhet të bënte punë fshati”.

E teksa gatuante byrekun, Kejvina është pyetur nga gazetarja nëse i ka bërë të dashurit ndonjë darkë romantike me qirinj.

“Me thënë të drejtën nuk jam tip I darkës me qirinj. E them që tani që burri im i ardhshëm do hajë vetëm sallatë dhe bukë thatë”.- ka thënë ajo duke qeshur.

Por pasi gazetarja e ka ngacmuar sërish nëse ajo preferon që i dashuri të gatuaj për të, Këjvina ka thënë : “Po pse jo”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Boksieri shqiptar nuk fal/ Shpallet kampion bote

Publikuar

-

By

Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote për kategorinë “Cruiseer Weight” të versionit WBO Junior, duke mundur me pikë pas 10 raundesh argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz.

Raundet e para ishte tepër të ekuilibruara, me dy boksierët që tentuan të merrnin komandën në ring, por arritën të shmangnin goditjet fatale.

Në të katërtin, Uldedaj lëshoi disa goditje të forta në fytyrën e kundërshtarit, i cili pësoi dhe një “knock-out” teknik, megjithatë i mblodhi forcat për të vijuar ndeshjen.

Pas një lufte të ekuilibruar, duhet të vinte raundi i shtatë për të parë një duel mjaft të bukur, ku argjentinasi mori iniciativën, duke sinkronizuar disa goditje të bukura në trupin e Uldedaj.

Situatë që u nuhat nga boksieri lezhjan, i cili iu kthye me të njëjtën monedhë, duke lëshuar disa goditje të pastra, çka i sollën avantazh atij.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:52 - 16 Dhjetor, 2018

Erdogan ngre tonet ndaj SHBA-ve/ Ndërhyni ose do t’i spastrojmë, vetë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri,...

Aktualitet21:51 - 15 Dhjetor, 2018

Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

Nga John Kornblum Është shkruar shumë për rolin e fatit në histori dhe në politikë. S’ka dyshim, bota perëndimore dhe...

Aktualitet19:20 - 15 Dhjetor, 2018

Përplasja me policinë/ Studentët tregojnë shkakun

Në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe studentëve që kanë...

Aktualitet18:37 - 15 Dhjetor, 2018

Shemben të tjera ndërtesa në zonën e Unazës së Re

Shkatërrimi i ndërtesave në zonë e Astirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Që në orët e para të mëngjesit...

Aktualitet18:36 - 15 Dhjetor, 2018

Refuzoi t’i takonte/ Studentët e Ekonomikut kërkojnë shkarkimin e dekanit

Gjatë pasdites së sotme në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë, studentët e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e...

Aktualitet16:27 - 15 Dhjetor, 2018

Sërish protesta në Paris/ Jelek verdhët nuk ndalen

Megjithë thirrjet e autoriteteve franceze për qetësi, qindra protestues u mblodhën sërish sot tek Harku i Triumfit dhe marshuan drejt...

Aktualitet16:17 - 15 Dhjetor, 2018

Grabisnin vepra arti të çmuara/ Këta janë shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për grabitje të disa veprash arti në zonën e Casertës. Në pranga...

Aktualitet15:51 - 15 Dhjetor, 2018

Moti i keq e dallgë të forta/ Pezullohet lundrimi në këtë port

Moti i keq me rreshje të mëdha shiu dhe dallgëzimi prej 5-6 ballë, knë bërë që kapiteneria e Portit të...

Aktualitet15:38 - 15 Dhjetor, 2018

KLSH e IDM në Konferencën Kombëtare/ Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion

“Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes” Në datën 14 dhjetor 2018, Kontrolli...

Aktualitet15:13 - 15 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme për votimin e draft-rezolutës propozuar nga Partia Socialdemokrate që...

Aktualitet14:27 - 15 Dhjetor, 2018

I dënuar për vrasje/ Ekstradohet i shumëkërkuari

Është ekstraduar nga Greqia një shqiptar që është dënuar me 16 vite burg për vrasje nga Gjykata e Pukës. Shtetasi...

Aktualitet13:51 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Fillojnë procedime të tjera

Plot dhjetë persona, mes të cilëve edhe organizatorë e pjesëmarrës në protestën e të premtes në Devoll janë proceduar penalisht...

Aktualitet13:34 - 15 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Qytetarët shkodranë mbërrijnë para Kryeministrisë

Qytetarët nga Shkodra i janë bashkuar ditën e sotme protestës së studentëve përpara Kryeministrisë. Përveç mbështetjes së studentëve për ndryshimin...

Aktualitet13:20 - 15 Dhjetor, 2018

Plagosën të riun/ Arrestohen burrat në Gjirokatër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy veta, pasi kanë goditur një të ri me mjete të forta. Në pranga kanë...

Aktualitet13:08 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Taulant Muka paralajmëron një skandal tjetër

Ish-zëvëndës ministri i Arsimit që qëndroi në detyrë për vetëm 15 ditë, Taulant Muka, ka lajmëruar se sonte në Ora...

Aktualitet12:45 - 15 Dhjetor, 2018

Studentët para Kryeministrisë/ S’duam pedagogë të paaftë

Studentët ndodhen sot para Kryeministrisë në ditën e 11 të protestës, ku  me këmbëngulje kërkojnë plotësimin e tetë pikave të...

Aktualitet22:32 - 14 Dhjetor, 2018

Rekord historik/ Vepra e Prustit shitet për 1,51 milionë euro

Vepra origjinale “Nga ana e Suanit” e shkrimtarit Marsel u shit sot për 1,51 milionë euro. Kjo kopje e rrallë,...

Aktualitet17:59 - 14 Dhjetor, 2018

Foto- Homazh për viktimat në Genova/ Flamuri shqiptar valvitet mbi urën e Morandit

Kanë kaluar katër muaj nga shembja e urës së Morandit në  Genova të Italisë. Gjatë ditës së sotme miq dhe...

Aktualitet10:23 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi voton sot formimin e ushtrisë/ Forcat e KFOR-it austriak pozicionohen tek Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Sipas...

Aktualitet08:44 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë/ SHBA: Vendim historik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së...

Aktualitet20:00 - 13 Dhjetor, 2018

Arsimi i lartë/ Artan Fuga tregon masat që duhen marrë

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet...

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Trending

Read previous post:
Ratifikimin e Marrëveshjes së emrit/ Flet kryeparlamentari Xhaferri

Pas ratifikimit të marrëveshjes me 69 vota për emrin e Maqedonisë, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi thotë se ky është...

Close