LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enea Ftoji vdiq i masakruar?/ Policia mashtroi familjarët

20 Qershor 2018, 20:10, Aktualitet CNA
Enea Ftoji vdiq i masakruar?/ Policia mashtroi familjarët

Kronika që zbardhi përfundimet  e ekspertizës mjeko-ligjore, për vdekjen e të riut Enea Ftoji,e cila u shkrua, filmua, montua dhe u shpërnda nga Policia e Shtetit, përmbante edhe disa pamje, ku zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, ngushëllon familjaret e të ndjerit.

Nëna e Enea Ftojit, që shtrëngon dorën e zv.Ministres dhe kjo e fundit, që e përqafon mallëngjyeshëm gruan e gjorë.

Deri këtu çdo gjë duket e pranueshme dhe njerëzore, për më tepër, kur të gjithë menduam, se bashkë me ngushëllimet e rastit, funksionarët e policisë, i kishin vënë në dijeni familjarët për konkluzionet e ekspertizës mjeko – ligjore, sipas të cilës Enea Ftoji vdiq për shkaqe natyrale.

Por në fakt, prindërit e Enea Ftojit, mësuan gjithçka për detajet e ekspertizës, nga gazetarët që shkuan t’i intervistonin. Zv. ministrja Kuko dhe të tjerë, në fakt kishin qenë për ngushëllim në familjen Ftoji një muaj më parë, por Policia e Shtetit, gënjeu faqe botës, duke bërë këtë montazh të turpshëm dhe spekulativ, në përpjekje naive për të manipuluar publikun.

Edhe një sforco minimale, qoftë edhe formale, për tu dukur pak çaste njerëzore, nuk e bënë dot zyrtarët e policisë, të cilët pasi ?lanë duart? nga vdekja e Enea Ftojit, e mbyllën shfaqjen me një aktrim jo human dhe tallës, për familjen e varfër.

Edhe pse zv. ministrja e Brendshme, nuk shkoi sot të përballej me familjen e Enea Ftojit, të paktën, drejtuesit lokalë të policisë, më në fund qeshën triumfues. Ngërdheshjen, teksa Kuko fliste për shkarkim përgjegjësie dhe të drejta njeriu, të paktën mund t?ja kishin kursyer prindërve, që humbën djalin dhe tre femijëve të mitur, që nuk do ta mbajnë mend të atin. /CNA.al

https://www.cna.al/2018/06/20/foto-pasi-e-vrane-do-e-ndihmojne-akti-kriminal-i-policise-ne-korce/

 

Lajmet e fundit nga