LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dështon” avokatja e Bashës/ “Kryqëzohet” nga mazhoranca

20 Qershor 2018, 08:05, Aktualitet CNA
“Dështon” avokatja e Bashës/ “Kryqëzohet”

Mazhoranca është e pakënaqur me punën e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Të enjten do të miratohet në Parlament projektrezoluta ?Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017?. Gazeta ka mundur të sigurojë një kopje të projektrezolutës, dhe aty vërehet se socialistët po përpiqen të ?izolojnë?, Erinda Ballancën. Kjo për faktin se socialistët janë shprehur të pakënaqur me punën e deritanishme të Ballancës. Në kuadër të këtij shqetësimin, ata kanë kërkuar që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca të raportojë çdo tre muaj tek nënkomisioni Parlamentar i të Drejtave të Njeriut, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve që ajo i ka adresuar organeve të administratës publike.

?Çdo tre muaj të informojë Nënkomisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me nivelin e zbatimit të rekomandimeve që i ka adresuar organeve të administratës publike, në përputhje dhe me kërkesat e Vendimit Nr. 49/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ?Mekanizmi për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj??, thuhet në projektrezolutë. Por kjo tentativë e mazhorancës për të mbajtur nënkontroll punën e Ballancës ka ardhur për fakti se Avokatja e Popullit nuk ka përmbushur pritshmëritë e punës së saj përgjatë 2017-ës. Sipas raportit të Kuvendit, gjatë vitit 2017 është ulur aksesi i ankesave të qytetarëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit si pasojë e ndryshimeve që ky institucion ka bërë.-raporton gazeta Sot.

?Lidhur me zyrat rajonale të Institucionit të Avokatit të Popullit, paraqitet si shqetësim fakti se një numër i këtyre zyrave janë lëvizur nga pushteti qendror, pra nga godina qendrore në qendër të qyteteve kanë lëvizur, janë zhvendosur nëpër godina larg qendrave të qyteteve, duke sjellë si pasojë uljen e aksesit të qytetarëve?, thuhet në raportin e Kuvendit. Por krahas kësaj problematike në raport ngrihen dhe një sërë problematikash edhe sa i takon trajtimit të ankesave të qytetarëve nga ana e Avokatit të Popullit, ku ka pasur një rënie të konsiderueshme krahasuar me 2016-ën për faktin se një pjesë e madhe e ankesave nuk janë marrë shqyrtuar.

Rekomandimet e mazhorancës për Ballancën

Duke parë punën e deritanishme të Avokatit të Popullit, mazhoranca ka kërkuar që gjatë 2018-ës ky institucion të risë akoma më shumë performancën e tij në lidhje me shqetësimet e qytetarëve si dhe për të drejtat e tyre. Në projektrezolutën që do të miratohet nesër në Kuvend, socialistët i kanë rekomanduar gjithashtu Avokates së Popullit, Erinda Ballanca që të vazhdojë me dhënien e kontributit edhe sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi. ?Të vazhdojë me dhënien e kontributit në kuadër të reformës në drejtësi, për zbatimin me përgjegjshmëri dhe pavarësi të të gjitha përgjegjësive ligjore të parashikuara në paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi; Të kontribuojë në mënyrë proaktive për përmirësimin e legjislacionit vendas, në përmbushje edhe të rekomandimeve të Progres-Raportit të Komisionit Europian të bërë publik në Prill të vitit 2018, ku i kërkohet Avokatit të Popullit të jetë pjesë e konsultimeve të projektligjeve në komisionet parlamentare; Të rrisë angazhimin në ndjekjen e përmbushjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Axhenda 2030, me fokus të veçantë buxhetimin gjinor, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e konsumatorëve, detyrime që burojnë nga legjislacioni në fuqi në fushat përkatëse dhe/ose rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë?,thuhet në projektrezolutë.

Lajmet e fundit nga