Connect with Us

“Bomba” e ish-ministrit të Ramës/ Ja çfarë do të ndodhë pas ardhjes së azilantëve sirianë

Aktualitet

“Bomba” e ish-ministrit të Ramës/ Ja çfarë do të ndodhë pas ardhjes së azilantëve sirianë

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me lajmet për ngritjen e kampeve për refugjatët sirianë në Shqipëri.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shprehet kundër ngritjes së kampeve për refugjatët në Shqipëri, kur flitet që numri i tyre do të jetë rreth 600 mijë.

Manjani thotë me ironi se kapaciteti pritës për momentin është 600 mijë plus 2 pas ikjes së Agron Xhafajt dhe Babales.

Nga ana tjetër, ai ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ndërsa shkruan se me kampin e refugjatëve do të rilind mbjellja e kanabisit.

Postimi i plotë:

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!
Shumë pak!
Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales…
Ça bëjnë këta more?! Janë në terezi apo jo?!
Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!
Ku i gjetën kapacitetet pritëse këto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!
Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri…
A po ankohen përditë popullit të vet që s’kanë para?
Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!
Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!
Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!
Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!
Kemi sondazhet…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vjosa, një trashëgimi natyrore e kërcënuar nga digat

Publikuar

-

Nga

Akademikët ndërkombëtarë së bashku me ata vendas dhe përfaqësues të tjerë shoqërisë civile – nën organizimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, u rimblodhën në Tiranë për trajtimin e çështjes së lumit Vjosa, duke debatuar mbi ndikimin e ngritjes së digave dhe atij të kthimit të këtij lumi në një park kombëtar.

Ditën e enjte, me iniciativën e presidentit Ilir Meta, u mblodh një tryezë e rrumbullakët e përbërë nga shkencëtarë e akademikë, të cilët diskutuan mbi vazhdimësinë e çështjes së lumit Vjosa dhe dëmet e ngritjes së digës për hidrocentralin në Kalivaç – raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis u cilësua prej shkencëtarëve  i gabuar dhe çorientues.

“Si dokumentacioni, ashtu edhe matjet e kryera nga raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për digën e hidrocentralit të Kalivaçit janë të paplota, pasi ndikimet nuk janë përllogaritur mirë dhe nuk janë marrë fare parasysh,” u shpreh profesor Friedrich Schemer, nga universiteti i Vienës.

“Të dhënat tona janë keqpërdorur dhe prej tyre janë nxjerrë rezultate të gabuara,” shtoi ai.

Prof. Schemer, i shprehu disa herë të pranishmëve keqardhjen e mospjesëmarrjes së institucioneve përgjegjëse qeveritare, dhe sesa e rëndësishme do të kishte qenë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë në këtë konferencë, për të dëgjuar kritikat e akademikëve dhe ekspertëve në lidhje me çështjen e Vjosës.

Në vitin 2019 u mblodh nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me atë të Vienës një Simpozium Ndërkombëtar  për të shqyrtuar çështjet dhe mundësitë për mbrojtjen e lumenjve të fundit të egër në botë.

Komiteti i simpoziumit të vjetshëm përpiloi dhe një peticion në mbrojtje të lumit Vjosa nga hidrocentralet, i cili u nënshkrua prej 776 shkencëtarësh nga 46 vende të ndryshme, por çështja mbeti pezull.

Tema e lumit të egër të Vjosës ka tashmë vite që ka marrë vëmendjen e aktivistëve mjedisorë ndërkombëtarë, të cilët i kanë bërë thirrje liderëve shqiptarë si edhe atyre të Europës Juglindore të mbajnë parasysh standardet europiane në mbrojtje të lumenjve të egjër.

“Do të ishte me shumë rëndësi që çdo qeveri, si ajo e që është sot, qoftë ajo që do të vijë në mandatin e ardhshëm, të rishikojë sa më parë planet ndërtimore mbi lumin e Vjosës, duke marrë në konsideratë serioze vërejtjet dhe gjetjet e 5 viteve pune kërkimore të shkencëtarëve që studiojnë sistemin e lumenjve dhe që kanë kritikuar vlerësimin e ndikimit në mjedis për Kalivaçin si plotësisht të papërshtatshme, çorientuese dhe të pamjaftueshme, duke marrë parasysh vlerën e madhe të këtij lumi në një kontekst Europian”, tha gjatë fjalës së tij, presidenti Ilir Meta.

“HEC-et ndikojnë rëndë deri në ashpërsimin e klimës dhe nxitjen e mëtejshme të ngrohjes globale. Ne kemi dendësinë më të madhe të HEC-eve në Ballkan,” shtoi ai.

Të pranishmit në panel theksuan disa herë se ndiheshin të zhgënjyer për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë në këtë konferencë konstruktive, pasi ftesa i ishte dërguar të gjithë përfaqësuesve të ministrive të linjës përgjegjëse.

Profesor Aleko Miho, duke ironizuar se akademikët nuk janë njerëz agresivë , tha se qeveria nuk duhej t’u trembej aq sa për të mos ardhur në një konferencë kaq me rëndësi për lumin Vjosa.

“Ne nuk do t’i bënim gjë Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit po të kishte ardhur këtu. Nuk ju bëjmë gjë, por na dëgjoni se duhet të dini që ka edhe rrugë të tjera, ka dhe mundësi tjetër zhvillimi të ndryshme nga vendimet tuaja”, tha prof.Miho.

LEXO EDHE:  “Nga koha e Tahirit te Xhafaj”/ Ish-ministri i Ramës “shpall” një quiz



Ai theksoi disa herë se ne duhet të gjejmë forcën të ngrihemi e të bëhemi së bashku për çështje të tilla.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon “fajtorët” e keqqeverisjes/ Vetëm ai është “engjëll”

“E vuaj këtë gjë shumë herë. Ne duhet të ngrihemi, të gjejmë forcat”, tha ai me një ton pesimist.

Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustria, i pranishëm në konferencë, cilësoi me rëndësi bashkëpunimit të akademikëve shqiptarë dhe atyre grekë, pasi ky është një lumë që rrjedh në të dyja trojet.

Sipas tij, homologët e vendit fqinj, do t’i jepnin një ndihmesë të madhe Shqipërisë nga eksperienca e tyre me çështjet e lumenjve.

“Nuk duhet të mbetet vetëm në rangun e bisedimeve akademike, por duhet të ulen në tryezë ekspertët grekë dhe ata shqiptarë. Fjalët nuk mjaftojnë”, tha Buxhuku.

Të njëjtën gjë vuri në pah edhe profesor Edmond Panariti, sipas të cilit duhet bashkëpunim me shtetin fqinj.

“Na duhet një bashkëpunim më i mirë  me Greqinë, për të kuptuar se si mund të ndihmojmë më shumë në çështjen e Vjosës”, tha Panariti, ish-ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Nga ana tjetër, zoti Andrei Sovinc, nga instituti IUCN për promovimin e parqeve kombëtare, u shpreh se është për të ardhur keq kur sheh potencialin  e një natyre të tillë që ka Shqipëria përballe nivelit të ulët të zhvillimit, krahasuar dhe me vendin fqinj.

“Kur kam parë për herë të parë Vjosën, kam menduar se një lumë i tillë është i pamundur për t’u gjendur në Europë. Është e pamundur të gjesh 250 km të tëra të një natyre të paprekur”, u shpreh ai mbi impresionin që ka patur nga vizita e tij e parë në Vjosë.

“Por diçka nuk shkon mirë këtu. Po marr shembullin e Gjirokastrës, një vend i Trashëgimisë së Mbrojtur Botërore, por ku njerëzit vazhdojnë dhe braktisin qytetin e tyre.  Për të mos folur për pjesën greke të parkut kombëtar pranë Vjosës  ku ka 20 herë më shumë turistë sesa në anën Shqiptare të Vjosës”, citoi Andrei Sovinc, duke vënë theksin mbi rëndësinë që ka promovimi i eko-turizmit dhe zhvillimit të aseteve natyrore në vendin tonë.

Përveç vlerësimit të ndikimit në mjedis, edhe një vlerësim financiar i kryer prej ekspertëve ndërkombëtarë tregon se kosto tejet e madhe e ngritjes së HEC-eve nuk i justifikon ndërtimet e dëmshme pranë Vjosës.

Sipas Tobias Friechman, i cili ka kryer vlerësimin financiar të ngritjes së digës së Kalivaçit, kostot e këtij hidrocentrali do të ishin tejet të larta, shumë herë më të larta sesa kosto e paneleve solare apo turbinave të erës që mund të përdoren për të gjeneruar të njëjtën energji elektrike.

“Ndërsa kosto e HEC-ve është tepër e lartë, niveli i punësimit që krijohet prej tyre është shumë herë më i ulët sesa punësimi që do të krijohej nëpërmjet paneleve diellore apo turbinave të erës”, tha Friechman, duke ilustruar fjalën e tij edhe me grafikët përkatës./ BIRN

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia arreston 23 persona në 24 orët e fundit/  5 të tjerë shpallen në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia arreston 23 persona në 24 orët e fundit/  5 të tjerë shpallen në kërkim

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 2 persona, për vepra të ndryshme penale, 6 janë proceduar penalisht dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar tri armë zjarri (dy pistoleta dhe një kallashnikov), rreth 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, dy armë të ftohta dhe një armë gjahu, si dhe janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga dy persona me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, të cilët qarkullonin me armë zjarri, konkretisht 1 në Durrës dhe 1 Tiranë.

LEXO EDHE:  “Lexoni Kushtetutën”/ Manjani: Datën e zgjedhjeve e vendos Presidenti



Janë goditur tri raste në fushën e narkotikëve, konkretisht: Në Krujë është vënë në pranga një person që kultivonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri, në Bulqizë janë vënë në pranga dy vëllezër për kultivim dhe në Kurbin është vënë në pranga një shtetas, për kultivim e mbajtje të kanabisit në banesë.

LEXO EDHE:  “Të moralshmit e tepsisë”/ Manjanit dhe Vasilit u plas “bomba” në dorë

Në Kamzë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti, duke vënë në pranga një person, i cili gjatë konflikti qëlloi me armë gjahu në drejtim të një personi me të cilin kishte konflikt për motive pronësie.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulm terrorist në Francë/ Katër të plagosur me thikë pranë selisë së satirikes ‘Charlie Hebdo’

Publikuar

-

Nga

Një sulm terrorist ka nodhur ditën e sotme ne Francë ku katër persona janë plagosur pranë selisë së satirikes franceze ‘Charlie Hebdo’ në Paris ndërsa forcat e antiterrorist dhe policia kanë rrethuar zonën.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur në brendësi të ndërtesës ku deri para pak kohesh ishte selia e ‘Charlie Hebdo’.

Katër persona, përfshirë një grua, janë goditur me thikë dhe dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.



Kryeministri francez Jean Castex u shpreh se ky është një sulm i armatosur ndoshta terrorist.

LEXO EDHE:  “Të moralshmit e tepsisë”/ Manjanit dhe Vasilit u plas “bomba” në dorë

LEXO EDHE:  Vendimi për Arben Çukon/ Ish ministri i Ramës:Turp, por është pak!

Goditja me thikë ndodhi ndërsa po zhvillohej gjyqi për bashkëpunëtorët e dyshuar në sulmin e Janarit 2015 ndaj zyrave të revistës  franceze Charlie Hebdo , ku u vranë 12 persona.

LEXO TE PLOTE