LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen dy bizneset fantazmë të Vangjush Dakos

19 Qershor 2018, 16:34, Aktualitet CNA
Zbulohen dy bizneset fantazmë të Vangjush Dakos

?DB Wash International? dhe ?Artic Group? janë dy kompanitë fantazma që kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka krijuar duke futur si përfaqësues të vetin djalin e tij 23 vjeçar, Xhulio V.Dako, apo “Junior Dako”-n, siç e etiketon “pamfleti.net”, sipas të cilit:

“…Prej kohësh Vangjush Dako, i preferuari i Kryeministrit dhe koka e mafies së betonit e kullave në qytetin e Durrësit, ka nisur të trashëgoj modelin e zullumeve tek djali i tij 23 vjeçar, duke krijuar “Junior Dako”, me emrin Xhulio V.Dako, nëpërmjet krijimit të firmave fantazma italo-shqiptare, fillimisht në dy biznese ku ?lahen miliarda?: Në monopol lavanderie dhe treg ushqimor, 60% prodhime deti!”

Megjithse 23 vjeçari “Junior Dako” është ende nxënës shkolle figuron të jetë ?themelues? në kompaninë ?DB Ëash International?, së bashku me 55-vjeçarin Tomi Ismailati dhe me 5 ortakë të tjerë, shtetas italianë pa ?CV? personale të deklaruar ende në insticionet ligjkontrolluese shqiptare, shkruan më tej “Pamfleti”, duke e përshkruar kompaninë e mësipërme si qarkulluese e miliarda lekëve në vit, të dala nga tenderat e dhënë nga institucionet dhe shërbimet shtetërore.

?Grupi Lavatriçja?, që Gjushi ka krijuar për trashëgimin e ?zanatit? dhe maskimin e miliardave të korrupsionit shtetëror, nëpërmjet bizneseve që ka hapur me emrin e të birit, ka edhe një kompani tjetër me emrin ?Artic Group? e krijuar në vitin 2016, me aktivitet tregun e ushqimeve masive dhe produktet ushqimore molusqe e fruta deti.

Ashtu si tek kompania e lavanderisë ?DB Ëash International? edhe në kompaninë ?Artic Group?, i biri i Gjushit ka 35% të aksioneve, i ?lidhur? në ortakëri po me 55-vjeçarin Tomi Ismailati dhe 5 italianët ?anonimë? për shtetin shqiptar, kompani e cila vetëm për vitin 2017, ka qarkulluar 340 milionë, 233 mijë e 202 lekë vetëm nga shitjet, raporton “Pamfleti”.

Lajmet e fundit nga