Connect with Us

Shifra shokuese/ Zbardhen shpenzimet e luksit Qeveritar

Ekonomi

Shifra shokuese/ Zbardhen shpenzimet e luksit Qeveritar

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të LSI –së Petrit Vasili, ka publikuar shifra për shpenzimet  luksoze të Qeverisë.

Janë plot 140 milion euro, sipas tij, që janë harxhuar nga Qeveria për zyra, makina dhe vila.

“Po si s’kanë  turp që gënjejnë këta,Qeveri e Bashki,që do shkatërrojnë Teatrin dhe do t’ja hapin privatëve, se gjoja s’kanë lekë”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila,ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke.

Po si s’kane turp qe genjejne keta,qeveri e bashki,qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.
Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e
transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro
Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.
Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte.
Vetem leket qe hengri kryeministri vetem ne 2017 plot 30 milion euro dalin e teprojne per Teatrin.
Dhe keta na bejne te degjojme idiotesira me teatrin qe po shembet,me zjarrfiksa,me tuberkuloz e azbest vetem e vetem qe te shesin token e Tiranes tone dhe per t’i rrembyer parate’./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Qeveria detyron sigurimin e banesave/ Artan Lame nxjerr urdhërin

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Qarqet e varfra bëhen edhe më të varfra/ Kukësi dhe Dibra me rënie më të madhe ekonomike

Publikuar

-

Nga

Qarqet e Veriut, Dibra dhe Kukësi të cilat kanë normat më të larta të varfërisë në vend, po varfërohen edhe më tej.

Sipas të dhënave të INSTAT Prodhimi i Brendshëm Bruto në shënoi rënie në Dibër në terma realë prej 2,89%, ndërsa ekonomia e Kukësit shënoi rënie me 2,80%. Qarku i tretë më rënie ekonomike ishte ai i Beratit, ekonomia e të cilit ra me 2,06% me 2019, krahasuar me vitin 2018.

PBB me çmime korente në rajonin Veri ishte 389,6 miliardë Lekë ose 23,03% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin Veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 2,16%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër, ishte 835,1 miliardë Lekë ose 49,36% ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2018, për rajonin Qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 2,28%.

PBB me çmime korente në rajonin Jug ishte 467,1 miliardë Lekë ose 27,61% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rritje me 1,78%.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen reale më të lartë e shënoi Qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,37%, i ndjekur nga Qarku Gjirokastër me një rritje reale prej 3,99% dhe Qarku Fier me një rritje në terma realë prej 3,26% të PBB-së për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018.

PBB për frymë, më e larta në Tiranë, më ulëta në Kukës

PBB për frymë sipas niveleve statistikore Në vitin 2019, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 593 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2018 PBB për frymë në terma nominale u rrit me 3,80%.

Në vitin 2019, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 481 mijë Lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,29%, krahasuar me vitin 2018. PBB për frymë e këtij rajoni është 18,78% nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 712 mijë Lekë dhe pati një rritje nominale me 2,84%, krahasuar me vitin 2018. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,10% mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 536 mijë Lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,60%, krahasuar me vitin 2018. PBB për frymë e këtij rajoni është 9,61% nën mesataren e vendit.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Bejrut/ Jep dorëheqjen Qeveria e Libanit

LEXO EDHE:  Tenderi korruptiv i qeverisë/ Si po i zhvaten biznesit 100 milionë euro

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2019, ishte në Qarkun Tiranë, me 802 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 2,42%, krahasuar me vitin 2018. PBB për frymë e këtij qarku ishte 35,38% mbi mesataren e vendit.

Më pas renditet Qarku Fier, me 641 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 6,49 % ndaj vitit 2019. PBB për frymë e këtij qarku ishte 8,11% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2019, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 359 mijë Lekë duke shënuar një rënie në terma nominale me 0,94%, krahasuar me vitin 2018. PBB për frymë e këtij qarku ishte 39,36% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 412 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale 3,40% ndaj vitit 2018. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,43% nën mesataren e vendit.

Veriu më i varfër në Europë, konsumon sa 25% e mesatares së BE-së

Standardi i Fuqisë Blerëse PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Poëer Standard – PPS) në vitin 2019 për Shqipërinë është 30,7% e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2019 ishte 36,9%, në rajonin Veri 24,9% dhe në rajonin Jug 27,8%.

Në vitin 2019, sipas rajoneve statistikore në nivel 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente u vlerësua 1.691.729 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 2,11%, krahasuar me vitin 2018.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2019, e ka dhënë Qarku Tiranë me +1,06 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me +0,43 pikë përqindje dhe Qarku Fier me +0,36 pikë përqindje.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Dibër me -0,09 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Berat me një kontribut prej -0,07 pikë përqindje dhe Qarku Kukës me një kontribut prej -0,05 pikë përqindje./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta, por më e shtrenjta në rajon/ Çmimet e ushqimeve afrohen me Europën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është në nivelet më të larta Rajonale pasi i afrohen më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020.

Ndërsa në disa artikuj si komunikimi dhe ushqimet niveli i çmimit është i krahasueshëm me Bashkimin Europian madje edhe më i lartë.

Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte sa 58 për qind e mesatares së BE-së me 2020. Maqedonia fqinjë e kishte këtë tregues 50%, Mali i Zi 57%, Bosnja 55%, Rumania 38%. Serbia i kishte nivelin e çmimeve sa 58% e mesatares së BE-së, i njëjti nivel sa me Shqipërinë.

Por në Shqipëri çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon. Kjo ecuri vërtetohet edhe me konsumin e brendshëm kur 42 për qind e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli ma i lartë në Rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi ne 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime). Gjithashtu Shqipëria është e shtrenjta në Rajon edhe për veshjet. Çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së me 96.2 % më 2020.

Në shërbimet e transportit dhe të komunikimit Shqipëria është  më e shtrenjta. Tarifat e komunikimit janë më të larta se mesatarja e BE-së (108%). Ndër më të lirat janë çmimet e hoteleve dhe restoranteve (45.8% e mesatares së BE) duke lënë pas  vetëm Turqinë dhe Maqedoninë që i kanë më të lira.

Europa

Sipas Eurostat në vitin 2020, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit ndryshuan shumë në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së.

Danimarka kishte nivelin më të lartë sa (141% e mesatares së BE), pasuar nga Irlanda dhe Luksemburgu (të dy 136%), Suedia (130%) dhe Finlanda (126%), ndërsa nivelet më të ulëta të çmimeve u gjetën në Rumani (55% ), Bullgaria (56%) dhe Polonia (58%) e mesatares së BE-së.

LEXO EDHE:  Disa këshilla për qeverinë dhe opozitën

LEXO EDHE:  Paketa e bujqësisë apo e qeverisë

Në përgjithësi, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit në BE ndryshonin me pothuajse në të gjithë vendet anëtare.

Në vitin 2020, diferenca e nivelit të çmimit për restorantet dhe hotelet ishte tre herë më i lartë nga ë vendi më i shtrenjtë, në atë më të lirë. Nivelet e çmimeve varionin nga 46% të mesatares së BE në Bullgari, e ndjekur nga Rumania (53%) dhe Hungaria (56%), deri në 154% të mesatares në Danimarkë, përpara Suedisë (138%) dhe Finlandës (131%).

Alkooli dhe duhani renditen të dytët për sa i përket ndryshimit të nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (61%), Hungari (69%) dhe Poloni (70%) dhe më të lartat në Irlandë (187% të mesatares së BE) , e ndjekur në distancë nga Finlanda (158%), Suedia (136%) dhe Franca (133%). Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht për shkak të ndryshimeve në taksimin e këtyre produkteve midis Shteteve Anëtare.

Ushqimi dhe pijet joalkoolike ishin më të lira në Rumani (66% të mesatares së BE) dhe Poloni (68%), ndërsa ato ishin më të shtrenjtat në Danimarkë (129% të mesatares), Luksemburg (126%) dhe Austri (125%).

Veshjet janë një grup produktesh ku çmimet ndryshonin më pak midis Shteteve Anëtare, duke filluar nga 73% e mesatares në Hungari në 130% në Danimarkë. Pajisjet personale të transportit gjithashtu regjistruan një pabarazi më të vogël të çmimeve midis Shteteve Anëtare, me Poloninë (80% të mesatares së BE) më të lirë dhe Danimarkën (137%) më të shtrenjtë. Dallimet në çmime ishin gjithashtu të kufizuara për elektronikën e konsumit, nga 87% e mesatares në Poloni në 112% në Holandë dhe në Maltë./Monitor

Burimi: Eurostat

Burimi: Eurostat

Burimi: Eurostat

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

BE investon 25.5 milion euro në Kamëz/ Soreca: Do të mbështesim Qeverinë e re

Publikuar

-

Nga

Investimet e BE për turizmin/ Soreca: Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar sot, se BE, do të jetë gjithnjë e më afër Shqipërisë me projekte konkrete.

Nga Kamza ku u përurua godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, një projekt i përbashkët e Qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe Qeverisë zvicerane, Soreca premtoi të tjera investime.

Projekti ka kushtuar 25.5 mln euro.

“Ky program është shembull se si funksionon BE duke krijuar partneritete me vende të ndryshme. Pra ne jemi bërë bashkë. Programi ka ambicien për të dhënë një ndryshim rrënjësor. Ky program do të ndihmojë Shqipërinë edhe të afrohet me BE-në, edhe në drejtim të përafrimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit të ujërave. Shqipëria duhet ta vërë mjedisin si më të lartin në përparësitë e veta si dhe të përgatisë burimet njerëzore në këtë drejtim. BE do të vazhdojë të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe qeverinë e re në këtë drejtim. Le të punojmë së bashku për një Shqipëri më të gjelbër”,  ka thënë Soreca.

Tashmë rreth 21 mijë banorë të Kamzës do të kenë shërbim cilësor dhe do t’u mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe me një rrjet të ri kanalizimesh./CNA.al

LEXO TE PLOTE