Connect with Us

Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka “zhvat” të pastrehët

Aktualitet

Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka “zhvat” të pastrehët

Publikuar

-

Abuzimi me paranë publike në Shqipëri është kthyer në një procedurë standarte.

Mjafton të kesh një post apo një detyrë në institucionet shtetërore dhe jeta bëhet më e lehtë, sigurisht në kurriz të qytetarëve –taksapagues.

Kreditë e buta, apo kreditë sociale siç njihen ndryshe, ligjërisht  duhet të përfitohen nga njerëzit në nevojë, por praktikisht ndodh e kundërta.

Në listën e atyre që kanë marrë kredi sociale, rezultojnë emra zyrtarësh.

Këto kredi u janë dhënë zyrtarëve të lartë “si të pastrehë”, ndërkohë sipas pasurive që ata kanë deklaruar prona ILDKPK –së, veç të varfër nuk mund të quhen.

Por, të varfërit e vërtetë, nuk kanë postet e tyre për të përfituar shërbimet që u takojnë. Ata janë zëvendësuar me deputetë, gjyqtarë apo prokurorë, si rasti që do të trajtojmë sot.

Një ndër emrat që ka marrë kredi sociale, është edhe Prokurori i Apelit Dritan Peka. Ky i fundit e ka marrë kredinë në emër të bashkëshortes Nejla Peka, e cila deri pak kohë më parë, të paktën deri në deklarimin e pasurisë më 31.03.2017,  ka punuar në Kryeministri.

Në deklarimin e pasurisë së prokurorit Peka, nuk mungojnë llogaritë e kursimit jo vetëm për bashkëshortët Peka, po edhe për fëmijë, pagesa në shkolla private etj.

Sigurisht, që prokurori Peka është i varfër, por fëmijën e shkollon në kolegj privat, bën pushime luksoze, dhe kështu e meriton dhe një kredi sociale.

Qytetarëve që blejnë bukë me listë, që janë të pastrehë, që nuk mund të shkollojnë fëmijë në shtet dhe në privat jo e jo, nuk ka çfarë iu nevojitet kredia sociale.

Ata nuk mund të zhvasin se nuk kanë poste. E  ardhmja e tyre është projektuar në varfëri, ndërsa e prokurorit Peka në pasuri.

Peka si të gjithë zyrtarët e tjerë paguhet me taksa të qytetarëve qofshin të varfër apo jo, dhe për t’i vënë qershinë mbi tortën ai iu “rrëmben” edhe atë çfarë iu takon me ligj.

Kur në llogarinë e fëmijës kursen 2000 euro, natyrisht që lind nevoja dhe për një kredi sociale me parullën si i pastrehë.

Edhe në deklarimin e pasurisë, por edhe në rrjetet sociale të bashkëshortes së tij, vërehet luksi në të cilin ata jetojnë.

Nuk kanë lënë ishuj të Greqisë pa shkuar për pushime dhe vende të tjera të Evropës, si në Itali apo Gjermani. Dhe gjithë këtë luks e ka hedhur në rrjetet sociale, bashkëshortja e prokurorit.

Sikur të gjithë të pastrehët të kishin këtë fat si prokurori Dritan Peka, Shqipëria do të ishte vendi më i pasur në botë.

Dritan Peka, në tetor të 2014, është emëruar në krye të Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

CNA.al sjell më poshtë pasurinë e deklaruar nga prokurori Peka më 31 mar 2017 dhe le ta gjykojë Komisionit i Vettingut, nevojën e një kredie sociale për Pekën, marrë në vitin 2010.

Edhe me kredi edhe të të shtohet pasuria, rrallë se shohim. Të paktën ne qytetarëve të thjeshtë nuk na ndodh.

Deklarata e pasurisë së prokurorit Dritan Peka

Llogari “FUTURA”, llogari kursimi për fëmijë, në shumën 2000 euro

Gjendje llogarie rrjedhëse e pagës deri në 31.12.2016 në shumën 995,357 Iekë.

Gjendje llogarie rrjedhëse e bashkëshortes Nejla Peka, deri më 31.12.2016 , në shumën 380,226.04 Iekë.

Depozitë e bashkëshortes Nejla Peka në shumën 322587.38 lekë referuar datë 13.10.2016 (të ardhura nga mësimdhënia dhe pjesëmarrja më borde në shumën 322 587 38 lekë.

Paga neto si prokuror nga Prokuroria e Apelit, në shumën 1 503 826 lekë

Paga neto e bashkëshortes neto nga  Kryeministria, në shumën 1 296 960 lekë

Këshilli administrimit Universiteti Elbasan, neto, të ardhura nga mësimdhënia, UAXH, Elbasan, të ardhura neto nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë të Administratës Publike (trajnere në ASPA), të ardhura neto nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës , në llogari të bashkëshortes Nejla Peka në shumën 267 647 lekë.

Të ardhurat nga anëtarësia në Këshillin e Prokurorisë në llogari të prokurorit  Dritan Peka në shumën 72 250 lekë.

Kredi shtetërore për strehim, BKT, 5.000.000 lek/15 vjet/2010-2025, disbursuar më 14.7.2010. Shuma e shlyer në vlerën  468,4531ekë , ndërsa shuma e pashlyer në vlerën 2,340,188.64 lekë.

Derdhje për këst kredie në shumën 927,700 lekë.

Shkolla nëntëvjeçare “Turgut Ozal” pagesë në  shumën 3600 euro

Derdhje për këst kredie në shumën 1 418,453 lekë /CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. pll Dega vore

    21 Prill, 2019 at 9:39 pm

    PROKURORI Dritan Peka nje hajdutE e kriminel berishjan i pangopur…..
    Nga: ”Partia Lëvizja e Legalitetit”.
    Dega Vorë, Tiranë, Albania,
    Vorë më datë 21/04/2019.
    KJO SITUATE SKANDALOZE E VARFERISE EKSTREME NE SHQIPERI ESHTE SHKAKTUAR;
    NGA KRIMI I ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONI I PROJEKTUAR NGA MODELI I SHTETIT-KRIMINAL-POLICOR I MARSHALLIT SALI RONKOMILLOSHOVICIT;
    THEMELET E SHTETIT KRIMINAL-POLICOR-BERISHJAN KANE FILLUAR NE VITIN 1992 DHE AKOMA PO ECEN ME RITME TE SHPEJTA TANI NE 2019.
    PER PERFITME PERSONAT E SHTETI-KRIMINAL-POLICOR I MODELIT TE BERISHOVICIT, KANE SHKATRRUAR SHKREST ZYRTARE SHTETRORE NE ZYRAT E GJENDJES CIVILE DHE NE ZYRAT SHTETRORE NE IPOTEKA, KETA GANGESTER BERISHJAN KANE BERE TE GJALLIN TE VDEKUR, APO TE VDEKURIN E KANE BERE TE GJALLE;
    QELLIMI I SHTETIT-KRIMINAL-POLICOR I SALI BERISHOVICIT:- ISHTE PER TE BERE PENSIONE PLEQERIE FALLSO, KU KETO PARA KORRUPTIVE I KANE MARRUR MILITANTANTET E PD TE SALI BERISHOVICIT:
    QELLIMI FINAL I SHTETIT KRIMINAL I SALII BERISHOVICIT ISHTE PER TE GRABITUR PRONAT E PRONARIT TE LIGJSHEM, PRONAT E GRABITURA ME PAS JANE REGJISTRUAR NE IPOTEKA NE FAVOR TE MILITANTEVE TE PD BERISHJANE;
    PO ME SHKRESA ZYRTARE KRIMINALE ESHTE BERE REGJISTRIMI I KESAJ PRONE NE IPOTEKA (ZVRPP);
    OBJEKTIVI FINAL I SHTETIT-KRIMINAL-POLICOR I SALI BERISHOVICIT; ISHTE TE KORRUPTONTE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM TE VARFER NE REPUBLIKES E SHQIPERISE;
    KY SHTETIT-KRIMINAL-POLICOR ME ANEN E KESAJ METODE DO TE HASMERONTE DHE DO TE FUSTE NE GJAKMARRJE POPULLIN SHQIPTAR;
    SEPSE MODELI I SHTETIT-KRIMINAL-POLICOR I SALI BERISHOVICIT; E KISHTE SHUME TE LEHTE PER TE JZUNDUAR BREZ PAS BREZI;
    KRYETRADHETARI DASHAKEQES I KOMBIT TONE SALI BERISHOVIC KA EMRUAR PROKUROR DHE GJYKATES TE KOKKUPTUAR NE ORGANET E DREJTESISE NE SHQIPERI:
    SALI BERISHOVIC ME KUKLLAT NE PARLAMENT DHE BANDEN E GANGESTERVE TE TIJ; AI KA FORMULUAR DHE MIRATUAR LIGJE PER TE FAVORIZUAR KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN NE SHQIPERI:
    SAPO TE RALIZONTE QELLIMIN KRIMINAL KORRUPTIV ; PO I KY KRYESPIUN HAJDUT KA URDHERUAR SHFUQIZIMIN E LIGJEVE TE MIRATUAR ME KOKEN E TIJ; KU ME PAS KETO LIGJE JANE ZEVENDESUARA ME NJE LIGJ TE TIPIT MASHTRUES TE RI:
    SALI BERISHOVIC KA BERE LIGJE PER FALJE-AMISTI PER TE FAFORIZUAR KRIMIN DHE KORRUPSIONIN E ORGANIZUAR PO PREJ TIJ; PER TE MBULUAR DHE FSHEHUR PERSONAT KRIMINAL NE PROKURORI; ME GJYKATA DHE DREJTUES TE LARTE TE POLICISE SE SHTETIT:

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: