LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

19 Qershor 2018, 06:30, Aktualitet CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në

Paraditja e sotme vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin; më të dukshme në ekstremin Jugor. Serish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në Jug dhe zonat Lindore, ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Edhe gjatë natës, shira të izoluar mbeten prezent në zona Qendrore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes,por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin territorial prej 32 ? 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior ? Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

Lajmet e fundit nga