LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët shqiptarë letër Parlamentit holandez për hapjen e negociatave

18 Qershor 2018, 20:17, Aktualitet CNA
Studentët shqiptarë letër Parlamentit holandez për hapjen e

Hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, është kthyer në një nga çështjet kryesore politike dhe jo vetëm, në vendin tonë. Por ndonëse shumica prej vendeve të Bashkimit Europian janë shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, 3 janë shtetet që shfaqin haptazi qëndrimin e tyre kundër, të cilat janë Franca, Danimarka dhe Holanda.

Studentët shqiptarë dhe një krup qytetarësh shqiptarë rezidentë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, kanë ndërmarrë një peticion i cili më 21 qershor do të dërgohet në Parlamentin holandez, ku i kërkohet qeverisë mbështetja për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Materiali i plotë:

Drejtuar: Qeverise holandeze, Komisionit per ceshtje europiane prane dhomes se perfaqesuesve te Mbreterise se Vendeve te Uleta.

Nga: Nje grup qytetaresh dhe dashamiresish te Shqiperise dhe shqiptareve, rezidente ne Mbreterine e Vendeve te Uleta.

Lenda: Thirrje e hapur per te mbeshtetur hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian ne dhomen e perfaqesuesve te Mbreterise se Vendeve te Uleta ne date 21 qershor 2018

Te nderuar anetare te qeverise se Mbreterise se Vendeve te Uleta,

Te nderuar anetare te komisionit per ceshtje europiane prane dhomes se perfaqesuesve te Mbreterise se Vendeve te Uleta,

Duke patur parasysh, se nje opinion publik stimulon dhe artikulon nje mendim politik, ju drejtohemi juve, ligjvenesve dhe vendimarresve qe ne menyre istitucionale keni te drejten legjitime per te vendosur pozitivisht mbi ecurine e drejt ne procesin e negociatave te BE’se ne lidhje me integrimin e republikes se shqiperise.

Ne qe po e bejme kete thirrje te hapur jemi nje grup qytetaresh Shqipetare dhe Hollandez qe jetojme ne Hollande te cilet ndjejme nje pergjegjesi per tju shprehur vetedijen tone mbi rendesine e hapjes se negociatave per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Ne rast te pare donim te theksonim se aprovimi i nje udherrefyesi me kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje per t?u anetaresuar ne Bashkimin Europian eshte vetem fillimi i procesit te anetaresimit, por nuk eshte anetaresim. Ky udherrefyes eshte nje inkurajim i jashtezakonshem per popullin shqiptar, i cili ndodhet ne zemer te Europes. Ne ju nxisim qe ne 21 qershor te mbeshtesni keto aspirata, pro hapjes se negociatave, sipas rekomandimit qe dhe Komisioni Europian dha ne 17 prill 2018 titulluar ?2018 Communication on EU Enlargement Policy?.

Shqiperia ka pasur arritje serioze ne standartet demokratike dhe te realizimit te detyrave institucionale te integrimit ne BE. Ndersa, shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise kane kontribute te rendesishme sociale, ekonomike, kulturore dhe intelektuale ne Hollande ashtu si dhe ne te gjithe Europen. Duke gjykuar rendesine e momentit historik, duke patur ne konsiderate se cdo vonese ne kete integrim te shqiperise do te krijonte edhe probleme qe mendojme qe mund te shmangeshin, ne ju bejme thirrje te sinqerte qe ne daten 21 qershor 2018, ne dhomen e perfaqesuesve te Mbreterise se Vendeve te Uleta, ta mbeshtesni hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise ne BE, si nje stimul pozitiv ne perspektiven europiane te Shqiperise.

Shqiperia mbetet nje mbeshtetese e forte e Europes, me mbi 90% te popullsise pro integrimit europian. Megjithate, ne nje situate gjeopolitike te brishte (kemi ketu parasysh Brexit, rritja e ndikimit rus ne zgjedhje, rritja e autoritarizmit, kriza e refugjateve etj…) mendojme se Shqiperia, si dhe i gjithe Balkani perndimore, ka nevoje per nje stimul te ri per te vazhduar perpjekjet e reformave. Ne kete respekt, vota juaj eshte esenciale për ndikimin e praktikave per të ardhshmen Europiane te ketij vendi si dhe te gjithe rajonit.

Do donim t?ju rikujtonim qe vendimi qe ju do te merrni me date 21 Qershor ka rendesi per shqipetaret dhe europianet ne kete moment. Vendet anetare te Bashkimit Europian e mbeshtesin gjeresisht kete hap per fillimin e negociatave, ne vazhdim te rekomandimit the Komisionit Europian. Ne shpresojme qe ju gjithashtu do ti gjykoni pozitivisht arritjet istitucionale te shqiperise ne lidhje me integrimin duke mos penguar vazhdimesine e reformave ne kete vend.

Duke shpresuar ne nje vendim pozitiv me date 21 qershor, ju falenderojme paraprakisht per kohen tuaj.

Me respekt,

Elsi Rizvanolli, Fundraiser

Kleitia Zeqo, Consultant in Innovation and Competitiveness

Emi Saliasi, Senior Research Associate

Anisa Berberi, Team Leader

Fatjona Topciu, Investor Relations Analyst

Fabjan Abazaj, Academic Tutor

Dea Mici, Senior Associate

Bledar Zaho, Architect and Master student at TU Delft

Alda Shabanaj, Senior Sales Account Manager

Edes Bocaj, Publisher Manager

Sergei Hoxha, Insight Scientist

Darinka Piqani, Assistant Professor of EU law

Dr. Sonila Tomini, Assistant Professor in Health Economics and Public Policy Analysis

Viviana Topi, Technical Consultant

Elvis Hoxhaj, Psychology student at University of Leiden

Edon Rizvanolli, Filmmaker & Actor

Arnisa Zeqo, Art Historian and Contemporary Art Curator

Borana Luka, Management Consultant

Kevin Belegu, Revenue Specialist

Ardian Lekaj, Managing Director

Bardhi Haliti, Artist /CNA.al

Linku i peticionit

Lajmet e fundit nga