LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Drejtoresha e ALUIZNI-t u jep kushërinjve pronën shtetërore

18 Qershor 2018, 18:26, Aktualitet CNA
Skandali/ Drejtoresha e ALUIZNI-t u jep kushërinjve pronën

Vjedhja e një prone publike me dokumente zyrtare në Korçë është denoncuar nga qytetari digjital.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit i cili pohon se ish-drejtoresha bashkë me disa specialistë kanë legalizuar në emër të afërmeve të tyre kazermat e vjetra të ushtrisë.

Postimi i plotë i Berishës:

Kesaj i thone vjedhje me dokumenta zyrtare te prones publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

?pershendetje z.SALI!Doja tju beja me dije nje turp te madh qe ka ndodhur ne Korce.Ne drejtorine e ALUIZNIT Korce ku ish-drejtoresha se bashku me nje grup specialistesh kane legalizuar ne emrin e te afermve te tyre kazermat e vjetra te ushtrise.Qe te gjithe keta specialiste jane te perkedhelurit e partise nje prej tyre eshte djali i drejtorit te patentave Korce i cili e ka vjedhur kete prone ne emrin e vllait te tij.Jo vetem kaq por ish-drejtori i hipotekes pasi dha certifikatat e pronesise per kete vjedhje megjithese u hoq nga Rama si i paafte fitoi gjyqin ndaj ZRPP-se me nje vlere prej 10 milion lek dhe si shperblim per sherbimet e tij u emerua drejtor i ALUIZNI-t Korce.Pra djali i njerit vjedh pronat e shtetit dhe per kete shperblehet duke u bere drejtor tjetri i certifikon keto vjedhje dhe prape shperblehet duke u bere drejtor.Ndoshta keta jane te perkedhelurit ose ……..?? /CNA.al

Lajmet e fundit nga