LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Si devijohet qarkullimi i automjeteve

18 Qershor 2018, 07:15, Aktualitet CNA
Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Si

Punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë kaluar sot në fazën e tretë.

Që prej orës 06:00 të ditës së sotme, segmenti i autostradës që është përfshirë nga punimet është ai Maminas-Sukth në drejtimin Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bënë të ditura detajet si do devijohet trafiku në një njoftim për shtyp.

?Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Tirane ? Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të rinise te Henen ne oren 06:00 te mengjesit fazen e trete e punimeve ne segmentin Maminas ? Sukth ne drejtimin Tirane ? Durres.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Njoftimi i ARRSH për punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi/Devijimi i trafikut prej orës 06:00 të kësaj të hëne

Trafiku në drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Masat e marra kanë nisur të zbatohen që prej orës 06:00.

Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Ky devijim do te vazhdoje deri diten e enjte date 21/06/2018.

“Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas ? Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik?, përfundon deklarata.

Lajmet e fundit nga