LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria maqedonase pro emrit të ri/ Pritet përgjigja e parlamentit

18 Qershor 2018, 12:07, Kosova & Bota CNA
Qeveria maqedonase pro emrit të ri/ Pritet përgjigja e parlamentit

Maqedonia ka kaluar me sukses marrëveshjen për emrin me Greqinë. Hapi i radhës është parlamenti, ku marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse regjistrohen 61 vota pro. Pas kësaj, ligji do të dërgohet tek Presidenti, Gjorgje Ivanov, i cili është shprehur kundër emrit të propozuar.-raporton Lajmpress.

Sipas mediave maqedonase, marrëveshja do të kalojë në disa faza përpara se të hyjë në fuqi. Për këtë arsye pritet një referendum në vjeshtë, ku të paktën gjysma e trupit votues duhet të votojë pozitivisht.

Lajmet e fundit nga