LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e dhunshme në Shkup/ 7 policë dhe 25 protestues të lënduar

18 Qershor 2018, 06:56, Kosova & Bota CNA
Protesta e dhunshme në Shkup/ 7 policë dhe 25 protestues të

7 policë dhe 25 protestues janë lënduar rëndë gjatë protestës së dhunshme në Shkup, ku kundërshtarët e emrit të ri donin të hynin me forcë në ambientet e parlamentit.

Sipas komunikatës të lëshuar për mediat nga Ministria e Brendshme, thuhet se  ?Gjatë protestës së mbajtur mbrëmë para Kuvendit, një pjesë e demonstruesve kanë përdorur mjete spërkatëse dhe me dhunë kanë rrëzuar barrikadat policore, duke tentuar me dhunë për të hyrë në Kuvend.

Me qëllim të mos përkeqësimit të situatës, policia ka përdorur gaz lotësjellës në përputhje me procedurat dhe rregullat e saj për mbrojtje dhe siguri?, informoi MPB. Nga kjo ministri u theksua se respektojnë të drejtën e protestës së qetë, por nuk do të lejohet përdorimi i dhunës si dhe prishja e rendit dhe qetësisë.-, raporton INA.

Protestat e thirrura përmes rrjeteve sociale shpërthyen me dhunë në Shkup gjatë orëve të mbrëmjes, pasi që dje u firmos marrëveshja për emrin në Pasardhës të Greqisë.

Lajmet e fundit nga