LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti grek komenton marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

18 Qershor 2018, 18:04, Aktualitet CNA
Presidenti grek komenton marrëveshjen për emrin e ri të

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos, ka deklaruar sot se Greqia dëshiron miqësi dhe raporte të mira fqinjësore me Maqedoninë dhe se përkrah integrimin e vendit në BE dhe NATO.

?Kjo përfshin zgjidhjen e çështjes së emrit në mënyrë që të jetë kompatibile me historinë, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtë e Bashkimit Evropian, përkatësisht në mënyrë që të eliminohet irredentizmi. Ftesa për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe fillimi i negociatave qasëse për BE kërkojnë paraprakisht rishikim adekuat të Kushtetutës në drejtim të asaj që shteti është përkushtuar në marrëveshjes që u nënshkrua dje, duke pasur parasysh se nuk ka shtet demokratik që ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme në kundërshtim me Kushtetutën? , deklaroi Pavlapolus, i cituar nga “Tetova Sot”. E cila vlerëson se, për opozitën greke, dita e djeshme ka qenë e dhimbshme dhe e turpshme për Greqinë. Partia opozitare ?Demokracia e Re?, ka deklaruar se kryeministri Cipras së bashku me partnerin e tij të koalicionit, Panos Kamenos, u dhanë mundësi qytetarëve të Maqedonisë të thirren maqedonas dhe të flasin gjuhën maqedonase.

Lajmet e fundit nga