LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 500 mjekë dhe infermierë e kanë braktisur Kosovën

18 Qershor 2018, 19:50, Aktualitet CNA
Mbi 500 mjekë dhe infermierë e kanë braktisur Kosovën

Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani. Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme.

Sipas Bedri Xhafa, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh.

 ?Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t?u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin?, shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV “Dukagjini”.

Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve.

?Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës?, shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet. Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë.

Lajmet e fundit nga