Connect with Us

Greqia nis përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Aktualitet

Greqia nis përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias vazhdon që në paraqitjet e tij publike vendin ta quaj sipas emrit të marrëveshjes, Maqedonia e Veriut. Kocias theksoi se të njëjtët grekë që protestojnë kundër marrëveshjes miqësore me fqinjët, gjatë gjithë kohës i presin në pushime po këta fqinj.

“Këtë javë vendi, Maqedonia e Veriut do ta ratifikojë marrëveshjen, pastaj do të mbajë referendum, do ta ndryshojë Kushtetutën dhe mandej ne do ta ratifikojmë marrëveshjen. Rrezikojnë për shkak se na besojnë se atë që e themi, atë e mendojmë. Ekziston një realitet që duhet ta zhvillojmë në dobi të dy popujve, që ta zhvillohen edhe ekonomia edhe shoqëritë e dy rajoneve. Gjithsesi, që të ndodhë kjo, duhet të arrijmë marrëveshje, ndërsa secila marrëveshje përmban kompromis dhe detyrime. Njerëzit e dy vendeve nuk janë në luftë, qytetarët e njëjtë që protestojnë me kënaqësi të madhe i presin si klientë gjatë gjithë vitit”, tha Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Duke komentuar protestat e djeshme Kocias tha se grekët po thyejnë stereotipet për shkak se numri fillestar i protestuesve ka rënë dukshëm, nga 1 milion në 100 000 dhe në fund 4 000, që sipas tij dëshmon se grekët po i thejnë stereotipet. Për Kociasin, në Athinë si një organ i partisë së VMRO DPMNE-së funksionon Demokracia e Re. Kjo e fundit me reagim të ashpër.

Në të njëjtën kohë që Cipras dhe Kocias festonin në Prespë për një marrëveshje që i dëmton interesat nacionale, policisë iu dha urdhër të tregojë brutalitet të paparë deri tani, duke i çuar në spital qytetarët që shprehën ndjenjën e tyre patriotike. Nuk është vetëm ditë e pikëlluar për Greqinë, por edhe turp për Ciprasin dhe Kamenosin, sepse së bashku, qytetarëve të IRJM-së iu lejuan mundësinë të vetëquhen “Maqedonas – njoftojnë nga Demokracia e Re.

LEXO EDHE:  Greqia, sëmundja kronike e Shqipërisë

Mëngjesin e sotëm u arrestua ish deputeti i partisë Agimi i Artë, Konstantinos Barbarosis. Barbarosis të premten në fjalimin e tij plotë urrejtje, bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë kryeministrin, Cipras dhe Presidentin, Pavlopulos. Pavlopulos ndërkohë i bëri thirrje vendit ta ndryshojë Kushtetutën, në mënyrë që të shlyejë mos-përputhshmërinë e saj me marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar dje në Psaridis të Greqisë./Alsat-M/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Greqia, sëmundja kronike e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Franca po rishikon qëndrimin e saj/ Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Konfirmohen qindra raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën tre persona

LEXO EDHE:  Tërmet 6.6 ballë në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE