Connect with Us

Ekskluzive – Nën hetim nga Krimet e Rënda/ Gazetari i “skandalit Xhafaj” i përgjigjet Prokurorisë

Aktualitet

Ekskluzive – Nën hetim nga Krimet e Rënda/ Gazetari i “skandalit Xhafaj” i përgjigjet Prokurorisë

Publikuar

-

Partia Demokratike, për disa ditë radhazi në muajin maj të këtij viti publikoi materiale, të cilat sipas tyre ishin prova se Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që kishte si strehë mbrojtje, Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Lidhur me këtë si provë, ata publikuan një audio-përgjim, ku pretendohej se Albert Veliu, dëshmitari “X” apo “Babale”, komunikonte me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për trafikimin e një sasie kanabisi.

Burime të CNA.al pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bënë me dije se ndaj denoncuesve të këtij audio-përgjimi, pra deputetit Ervin Salianji, këshilltarit Gazment Bardhit dhe gazetarit investigativ Jetmir Olldashit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim penal për dy akuza: “Kallëzim të Rremë” dhe “Shantazh në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

CNA.al kontaktoi me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili u shpreh se nuk ka informacione për një hetim të tillë, ndërsa e quajti si paradoksale të hetohesh për “kallëzim të rremë” kur nga ai nuk është bërë asnjë kallëzim.

“Unë nuk kam bërë asnjë kallëzim që të jem nën hetim për kallëzim, kështu që nuk e kuptoj këtë se si mund të hetohesh për kallëzim të rremë kur s’ke bërë kallëzim”, – u shpreh ndër të tjera Jetmir Olldashi.

CNA.al: Keni ndonjë informacion zyrtar nga Prokuroria se ju jeni nën hetim?

Jetmir Olldashi: Jo, asnjëlloj të dhëne. Domethënë përveç asaj që është publike se unë kam vajtur dhe kam bërë deklarimet e mia në Prokurori, kam ofruar të gjitha të dhënat që ata të verifikojnë lëvizjet e mia dhe çdo gjë tjetër, absolutisht asgjë tjetër.

CNA.al: Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë hetim të ngritur?

Jetmir Olldashi: Më duket paradoksale se si mund të hetohesh për kallëzim të rremë kur nuk ke bërë kallëzim, sepse unë nuk kam bërë kallëzim. Më duket paradoksale pastaj kur unë është e qartë se kam qenë për të bërë punën time atje, dhe duhet të jem unë nën hetim që kam bërë punën time dhe jo njerëz që merren me krimin e organizuar në këtë vend. Gjithsesi është punë e Prokurorisë të bëjë ç’të dojë.

Jetmir Olldashi është autori i audio-përgjimit të publikuar mes “bashkëpunëtorit X”, Albert Veliu dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai e pranoi këtë në një konferencë për mediet, ku rrëfeu se një telefonatë nga një burim i tij, e vuri në kontakt me Albert Veliun, të cilit i montoi një pajisje përgjuese për të folur me vëllain e Ministrit. /CNA.al

Audio-përgjimi/ Salianji, Bardhi dhe Olldashi, të pandehur tek Krimet e Rënda

Çështja Xhafaj/ Deputeti demokrat dhe gazetari drejt burgut?

“Treshja e Babales”/ Ja, për çfarë po hetohen Salianji, Bardhi dhe Olldashi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Heshtje postzgjedhore e lidereve, pyetjet qe presin pergjigje

LEXO EDHE:  Dënimet/ Krimet e Rënda zbardhin vendimin për 9 “xhihadistët”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  I quajti “derra të shtrirë”/ Zheji i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Krimet e rënda një tjetër letër-porosi autoriteteve greke për Balilin

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: