LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekorimi i atentatorit të Hajdarit/ Deputeti i PD thirrje Ramës dhe Prefektit

18 Qershor 2018, 19:56, Aktualitet CNA
Dekorimi i atentatorit të Hajdarit/ Deputeti i PD thirrje Ramës dhe

Pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak i Hasit, për dhënien e dekoratës “Qytetar Nderi” për ish-deputetin Gafurr Mazreku, ka reaguar edhe deputeti i Kukësit, Isuf Çelaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Prefektit të Kukësit që të revokojnë këtë vendim, pasi është vrasja e dytë e Azem Hajdarit.

Postimi i plotë:

Sot Këshilli Bashkiak i Hasit, me votat vetëm të këshilltarëve socialistë, ?vranë për herë të dytë? Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, duke shpallur qytetar nderi Gafurr Mazrekun i cili në vitin 1997 qëlloi me armë duke plagosur rëndë tribunin e demokracisë, në tempullin më të lartë të saj. Edhe pse Partia Demokratike e denoncoi në kohë këtë vendim të turpshëm dhe provokues, të ideuar nga qeveria e cila tash e pesë vite me rradhë, ka qenë dhe është në simbiozë të plotë me krimin, tashmë jemi përpara një fakti të kryer, që ky vendim është marrë.

Si deputet i Qarkut Kukës, i bëj thirrje Kryeminstrit të vendit dhe Prefektit të Qarkut Kukës, që me atributet që u jep ligji, të revokojnë mënjëherë këtë vendim të paprecedent, që njollos e fyen rëndë kujtimin e të ndjerit Azem Hajdari, familjarët e tij, të gjithë demokratët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë. Kjo qeverisje, nuk u mjaftua me ministrat, zyrtarët, vëllezërit dhe kushërinjët kriminel, por kërkon të rilindë edhe kriminelet që historia dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve i ka në memorie vetëm si të tillë.

Jam i sigurtë që populli i mençur dhe fisnik i Hasit dhe i gjithë qarkut të Kukësit do t’i përgjigjet ashtu siç ai din edhe këtij provokimi të ulët e meskin të rradhës të këtij narkoshteti. /CNA.al

Lajmet e fundit nga