LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U tha se kaloi nga PDIU tek PS/ Reagon Elena Xhina

17 Qershor 2018, 19:56, Aktualitet CNA
U tha se kaloi nga PDIU tek PS/ Reagon Elena Xhina

Gjatë ditës së sotme, deputetja e PDIU, Reme Lala deklaroi nga Peshkopia kalimin e saj tek grupi i Partisë Socialiste.

Në deklaratën e bërë publike nga Reme Lala, ajo tha se nuk do i bashkohej e vetme PS, pasi bashkë me të do bashkohej edhe deputetja tjetër e PDIU në Elbasan, Elena Xhina.

Pas kësaj, ka reaguar edhe vetë Elena Xhana, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale dhprehet se nuk i përket asnjë partia, por është pjesë e një grupi të pavarur deputetësh në parlamentin e Shqipërisë.

?Meqenëse mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!- ka shkruar deputetja Elena Xhina.

Në nqëndrimin e saj të më parshëm, po nga rrejetet sociale, ajo shkruante: “Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inaugurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibës e ftuar nga mikja ime Rema Lala, të cilën e falënderoj që më dha mundësinë që t’i bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve!

Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinionin publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë. Ju faleminderit!”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga