LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gruaja breshëri plumbash drejt burrit/ Policia jep detajet

17 Qershor 2018, 08:24, Aktualitet CNA
Gruaja breshëri plumbash drejt burrit/ Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milot, ku një grua ka ekzekutuar me armë zjarri të tipit pistoletë bashkëshortin e saj.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm dhe viktima është 42-vjeçari, Kujtim Donaj.

Kujtim Donaj u ekzekutua me armë nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare, Violeta Donaj.

Mes çiftit prindër të dy fëmijëve thuhet se nuk ka pasur debate por mund të ketë qenë momentale, megjithse pritet hetimi i policisë.

Nga dëshmitë që janë marrë nga tregtarë të tregut të Milotit ku ka ndodhur dhr ngjarja, dyshohet se gruaja ka qëlluar  me 4 plumba viktimën.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga