LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërtheu” ndaj portaleve/ Deputeti socialist ia thotë copë Grida Dumës

16 Qershor 2018, 10:10, Aktualitet CNA
“Shpërtheu” ndaj portaleve/ Deputeti socialist ia thotë

Një ditë më parë deputetja demokrate Grida Duma, gjatë një interviste në një emision televiziv është ankuar për portalet, pasi sipas saj e kanë baltosur.

Kjo gjë deputetes Duma i ka shkaktuar kosto mendore.

?Duket se në Shqipëri politika ka privatizuar çdo gjë dhe media gjithashtu. Ka disa momente të vogla siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por kush është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë??, është shprehur deputetja Duma.

Kjo deklaratë duket se nuk është përtypur mirë nga të gjithë. Të paktën jo nga deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reagur fort, duke thënë se  ata që prodhojne akuzat politike hapur ditën për diell, nuk janë asgjë me ato që shkruhen në portale.

Ndreu iu ka bërë apel politikanëve që para se të akuzojnë dhe shajnë portalet,  të mbajnë gojën dhe të jenë të kujdesshëm çfarë thonë.

Postimi i plotë:

Shoh se qahemi nga baltosja e portaleve. Vecanarisht ne politikanet ! Po, e vertete, portalet jane bere fole per lloj lloj maskarai qe shkruan artikuj, ben komente anonime, apo vjell gjithe vrerin, te njeh apo ste njeh ! Mirepo duhet pranu se jemi ne, politika, vete qe kemi prodhu kete maskarade !

Ate qe prodhojne akuzat politike hapur diten per diell, nuk jane asgje me ato qe shkruhen ne portale!

Pra ne njefare menyre portalet jane refleksion i kesaj politike dhe shoqerie qe ka probleme serioze.

Nje gje me habit, kur akuzojne pa fakte e me fantazi te shfrenuar te tjeret, ca politikaneve sju ben pershtypje, kur gjenden vete ne rolin e te akuzuarve, dalin ne media e bejne rolin e viktimes!

Mbajeni gojen vete pikesepari, mos e leshoni pa fre ndaj kujdo qe s’ju shkon per shtat, pastaj shqetesohuni aq shume se jeni ndjere te fyer nga akuzat e dikujt !/CNA.al

Lajmet e fundit nga