LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Moskë/ Makina përplaset mbi turmën e njerëzve

16 Qershor 2018, 18:18, Kosova & Bota CNA
Panik në Moskë/ Makina përplaset mbi turmën e njerëzve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një nga rrugët e qytetit të Moskës, ku një automjet është përplasur me një turmë njerëzish.

Autoritetet ruse thonë se makina, e cila i përket një agjencie shërbimi taksish, plagosi tetë persona.

Forca të shumta policore dhe ato antiterror kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ruse paraprakisht përjashton pistën e një sulmi terrorist.

Në mediat vendase thuhet se drejtuesi i makinës, një shtetas rus, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me turmën e njerëzve. Nga të dhënat e para, sipas mediave ruse, dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur.

Personat e plagosur janë shoqëruar menjëherë në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet ruse të sigurisë janë vënë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë për të shmangur sulmet terroriste, ndërkohë që akti në fjalë mbërrin pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë për mundësinë e sulmeve terroriste gjatë ditëve në vijim të Botërorit.

Lajmet e fundit nga