LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e aktorëve/ Kulluri nxjerr blof Bashën

15 Qershor 2018, 20:58, Aktualitet CNA
Protesta e aktorëve/ Kulluri nxjerr blof Bashën

Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës në rrjetet sociale, që linte të kuptonte se pjesëmarrja e tij në protestë ishte si anëtar i PD.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kulluri është shprehur se ka marrë pjesë si njeri i thjeshtë e jo si një anëtar i një partie politike apo i deleguar nga kryetari, e për këtë ai tha se ndihet keq nga ky keqpërdorim i figurës së tij nga Lulzim Basha.

“Te dashur miq! Sot mora pjese dhe fola ne protesten e organizuar ne mbrojtje te Teatrit Kombetar si qytetar dhe njeri i angazhuar publikisht! Nuk me dergoi as PD dhe aq me pak kryetari i PD Lulzim Basha! Ndaj ndihem keq kur keqperdoret kontributi i kujtdo qe ishte sot ne proteste!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1916732035044635&id=166424440075412 “, – shkruan Kulluri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga