LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëgjesa e Veliajt me aktorët/ Shpërthen Trebicka: Pamë kush janë këllirat

15 Qershor 2018, 18:13, Aktualitet CNA
Dëgjesa e Veliajt me aktorët/ Shpërthen Trebicka: Pamë kush

Aktori Alfred Trebicka ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar pasditen e sotme, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa ka komentuar takimin që zhvilluan artistët dje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai tha se në këtë takim u evidentuan se kush janë këllirat dhe dinjitozët mes artistëve.

?Nuk duam partinë, por duam Shqipërinë. Dhe u përgjigjemi me qytetari të gjitha thirrjeve. Ishim koshient se ai takim dje nuk ishte për ne. Ishte për dikë tjetër që të bëhej. Dhe u bë. Shumë mirë që u bë, se u kthjelluam më saktë se ky janë pikësynimet dhe pastrojmë dhe radhët tona. Sepse është abuzuar gjatë gjithë kësaj kohe. Komuniteti i artistëve është i përçarë. Nuk ka përçarje, por veç mendime të ndryshme. Pastaj tek këto mendime bëhet diferenca se kush është këllirë dhe dinjitozë. Pasi këllira ka nivel intelektual. Bile duhet të kesh nivel të lartë intelektual që të kesh këllirllëk?, tha Trebicka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga