Aldo Bumçi merr një vendim të rëndë ! – CNA
Connect with us

Lajm i Rekomanduar

Aldo Bumçi merr një vendim të rëndë !

Publikuar

-

Aldo provoi çfarë është zeniti gjatë gjithë kësaj kohe!  Populli i Lezhës i la mënjanë hallet, brengat e përçarjet duke u bashkuar si një trup i vetëm rreth figurës poliedrike të Aldos, aqsa vendosen ti ndërtojnë një monument madhështor! Aldo në fillim e priti mirë këtë lajm se tek e fundit ishte një nismë në kohën e duhur.

Qytetaret lezhjane nopranë e ngatërrestarë kur vjen puna tek venerimi ndaj Aldos bëhen solid, por kjo ngjarje e pazakontë solli pështjellim e tollovi të madhe në mbarë vendin të cilin e karakterizon mosmirënjohja në të gjallë të personaliteteve.

Problemet më të mëdha lindën në PD. Mirësia e Aldos nuk e kishte parashikuar këtë. Ai besonte se të gjithë do kënaqeshin po ajme kështu nuk ndodhi.

Salianji shfaqi haptaz xhelozi e përmbysi qiellin e tokën që Korça te imitonte Lezhen. Vali Duka gjithashtu, aqsa PD e Korçës, por edhe stofi i shoqërisë u përça dhe u mbush me vrima.

Ennos i vodhen planin e shpëtimit kombëtar se kështu ai e kishte të sigurtë shtatoren në oborr të selisë.

Strazo i cili sa herë duhej trimëri e vetëmohim ka vënë patllaken në brez dhe tha “o burra ndalu bek se ka hanek”. Pastaj mjafton të kujtojmë sesi ai pothuajse ra shahit për ligjin e dekriminalizimit!

A mund të shtrohet pyetja në e meriton apo jo një monument? Sigurisht që jo ! E sa të tjerë janë ndezur në ambicje për të komplementuar vendet bosh që kjo histori e jona ka ende.?!

Kështu Aldos, gëzimi ju kthye në makth. Respekti i të tjerëve për të në vuajtje. Dashuria e qytetit rrezikonte ta ekspozonte si delirant para kombit. Zgjidhje e vështirë…qyteti apo kombi, vetja apo përçarja, modestia apo zilia?

Pasi kaloi disa net plot zjarr, në mendje e zemër vendosi të merrte një vendim të rëndë . Ai ju drejtua qytetit me një letër të hapur, ku ndër të tjera ju tha ” lezhjanet e mia që ju dua e më doni, unë që ju kam ndihmuar dua që të më ndihmoni, unë që ju kam kuptuar dua që të më kuptoni! E di që do të shastiseni, do të këputeni në shpirt. E di që pikëllimi do ju pushtojë siluetat, por më besoni se po e bëj për ju dhe vendin, nuk dua t’ju fus në kundërvënie. Ndaj hiqni dorë nga ideja për të ndërtuar monumentin tim prej bronxi.

Unë jam i bindur që e kam ndërtuar atë në zemrat tuaja dhe s’ka rrufe, as shi e bresh që e heq së andejmi. Unë përjetë do sakrifikohem për ju deputet e ministër sa të kem frymë do jem për ju! Dua të shmang përçarjen dhe të jap shembullin e bashkimit.

Ju lutem shpjegojuani pleqve dhe fëmijëve me kujdes këtë vendim timin që mos ti zërë në befasi se është edhe vapë! Shqipëria është mbi të gjitha, PD menjëherë pas saj dhe kjo nuk bie në kundërshtim me dashurinë tuaj.Ju e bëtë aktin, ndaj ndërgjegjia juaj është e qetë.Në kohë më të mira do i kthehemi këtij projekti.Mos u brengosni miq ! Juaj përjetë Aldo!/ Satire Politike-CNA.al

Aktualitet

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Publikuar

-

By

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard lekë të kunatit të tij, në biznese me ata që Lulzim Basha i quan “oligarkë”, por edhe të lejeve që ai ka firmosur për ortakët e vjehrrit të tij, pra për vjehrrin.

Dje Basha u përpoq që të thoshte se skandalet e kunatit apo vjehrrit të tij ishin të nxitur nga Rama, gjë që në fakt nuk është aspak e vërtetë. Denoncimet në CNA.al publikimi i tyre më tej në emisionin STOP në Klan, erdhën pas një investigimi menjëherë pas deklarimit të kreut të PD-së se duhet Vetting në politikë.

Një akt që e mbështesin të gjithë, pa diskutim. Por, Vettingun ai e ngurtësonte dhe e çonte vetëm te krimi dhe lidhjet e politikës me të,  nuk e çonte tek pasuritë e politikanëve dhe hetimin e tyre. Ky ishte dhe qëllimi ynë, pse publikuam pikërisht në këtë moment, një investigim të filluar pak kohë më parë. Vetting të plotë për politikën jo vetëm show dhe pazar.

Dhe i gjithë investigimi nuk ka lidhje me Edi Ramën, por ka lidhje me moralin politik të Lulzim Bashës. Me faktin që ai tjetër bën dhe tjetër thotë. Dje u përpoq të fshihej pas gishtit, pas publikimit të skandalit, që daton në kohën kur ishte kryebashkiak dhe që kishte firmosur leje ndërtimi për ortakun e vjehrrit të tij.

U përpoq të fshihej pas gishtit ashtu si edhe për bizneset e kunatit. Njëherë i quansi si akuza të ngritura nga Rama dhe pastaj në mbrëmje nxjer në media një gazetar periferik, që paguhet me para miliarderësh, në oborrin e gjobaxhinjve të Lulit, i cili na tha se nuk kishte asnjë skandal tek denoncimi për kunatin e Lulzim Bashës dhe xhiron e kompanisë “Landmark Communication”, e cila ishte 2 miliardë të ardhura nga “oligarkët”, dhe vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim, pasicdo gjë ishte thjesht private.

Në fakt kjo ishte alibia e dytë që u gjet nga këshilltarët e Lulit, nga ata që e kanë çuar këtu ku është katandisur. Një alibi totalisht e pavlerë. Një gënjeshtër që nuk do ta besonte askush. Në fakt shqiptarët janë të qartë dhe të gjithë e kanë parë dhe e kanë lexuar se çfarë ishte skandali dhe çfarë është e vërteta.

Ajo nuk është një marrëdhënie privat-privat. Pra, marrëdhënia e biznesit e kunatit të Lulzim Bashës me “oligarkët”. Sepse Lulzim Basha ka dalë dhe i ka sulmuar ata biznesmenë, duke ju thënë se po marrin para nga taksapaguesit, po marrin miliona dollarë nga xhepat e shqiptarëve, dhe këto abuzime i bëjnë në marrëdhënie me qeverinë.

Po, janë pikërisht këta biznesmenë që denoncoi Basha, që kanë marrë miliona konçesione dhe investime private nga qeveria, në partneritet publik-privat, nga të cilat një pjesë të mirë të këtyre parave e ka marrë kunati i Lulzim Bashës.

Pra, biznesi ka marrë para nga qeveria dhe ky biznes ka bashkëpunuar me kunatin e Lulzim Bashës. Për atë që akuzohet shpesh se mund të jetë një gjobëvënie e Lulit, ndaj bizneseve për të heshtur dhe për të mos folur, ashtu siç ndodhi, që heshti për një kohë të gjatë dhe u kujtua pas akuzave për kunatin apo për vjehrrin e tij.

Prandaj dhe alibia e gjetur se është një marrëdhënie biznes-biznes, sërish bie, ashtu siç bie edhe alibia tjetër se është një lojë apo një denoncim i Edi Ramës.

Ka vetëm një të vërtetë. Një publikim skandali, për të cilin Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kunati i tij ka xhiruar rreth 2 miliardë lekë nga oligarkët dhe ka deklaruar vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim.

Tatimet duhet të investigojnë dhe ta zbardhin si biznes dhe si aktivitet. Së pari, ka apo jo evazion fiskal dhe së dyti ka të bëjë me moralin politik të Lulzim Bashës që ka kërkuar Vetting.

Po, të bëhet Vetting. Të bëhet Vetting për politikanët që nga pasuritë e tyre, pasuritë e tyre, të vjehrrit të tyre, të kujtdo në rrethin familjar dhe deri te kriminalizimi. Gjithçka të jetë e plotë dhe e pastër. Dhe jo të flasë vetëm për krimin dhe të ketë merak të mos i preken pasuritë e familjarëve. Nuk mund të ketë Vetting në politikë, nëse nuk ka zbardhje të plotë të pasurisë së politikanëve këto 30 vjet. Të Edi Ramës, të Ilir Metës dhe të Lulzim Bashës, bashkë. me të kunetërve apo të baxhanakëve, të kujtdo qofshin.

Ky do duhej të ishte morali i Lulzim Bashës, prandaj dhe ne publikuam dosjen e kunatit dhe do të vazhdojmë me publikimin e plotë të dosjeve të skandaleve të tij dhe të vjehrrit, të cilat tregojnë se Lulzim Basha nuk ka moral në politikë. Ai thjeshtë hedh “shashka” për të mbijetuar dhe për t’u keqpërdorur nga Edi Rama. Gjoja për të mbajtur e ngritur pak tensionin politik dhe për asgjë më tepër se kaq, sepse kur vjen puna tek xhepi dhe tek pasuritë, Lulzim Basha nuk pranon t’ja zërë kush në gojë, jo më pastaj t’ja kontrollojë dhe të bëjë një Vetting të plotë./CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Skandali me vilën e ish-ministrit të Ramës/ Ndërton kat pa leje në bregdet

Publikuar

-

By

Pak kohë më parë, CNA.al raportoi sesi ish-ministri i Transportit në Qeverinë “Rama 1”,  Edmond Haxhinasto nga një profesor i thjeshtë u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

Vila te Gjiri i Lalzit

Nga një investigim i CNA.al , i kryer pak kohë më parë, dyshohet se Haxhinasto të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit. Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI dhe për të cilën Haxhinasto pretendon se e ka vjehrri.

Por, ish-ministri nuk mjaftohet me kaq. Afera abuzive është një risi e re.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga fotot e sigurura nga CNA.al, Haxhinasto ka bërë edhë një shtesë kati pa leje, në vilën e tij në zonën turistike në Gjirin e Lalzit.

Në këtë zonë, janë parashikuar vila 2-katëshe edhe në lejen e dhënë nga ministria që vetë Haxhinasto ka drejtuar për 4 vite, por ish-ministri shton kat pa leje.

Por, ajo çfarë e bën edhe më skandaloze është fatki se as qeveria dhe as IKMT nuk shohin apo bëjnë sikur nuk shohin  batërdinë e ministrave dhe ish-ministrave në bregdet.

Ndoshta kjo për faktin se Haxhinasto pritet të braktisë LSI-në dhe të shkojë në gjirin e PS-së. Ish-ministri Haxhinasto në jo pak raste ka treguar distancim nga aksionet e LSI, dhe nuk ka marrë pjesë as në disa nga takimet e opozitës.

Kujtojmë këtu se Haxhinasto, pak kohë më parë ka refuzuar hapur Kryemadhin dhe mosbindjen civile të trumbetuar fort prej saj.

Gjithashtu, në sesionin e shkuar parlamentar Haxhinasto nuk firmosi kërkesën e opozitës për largimin e Kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ndërsa në seancën plenare të 12 prillit, kur opozita bllokoi foltoren, ai nuk u bashkua me kolegët, por i ndjeku veprimet e tyre në distancë, nga fundi i sallës.

Veprimet politike të ish-ministrit tregojnë se me shumë gjasë mund të braktisë Kryemadhin dhe të shkojë te Rama, kështu që ndërtimi pa leje në një nga zonat turistike, është një amnisti për të. Në këtë rast qeveria dhe IKMT bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, duke e kaluar në heshtje./ CNA.al

Haxhinasto, fshehu vilën një milion euro?!/ Skandali,  këmbanë alarmi për Prokurorinë

Ish-Ministri i tepsisë/ Miliarderi Haxhinasto dhe skandalet e tij

Redaksionale/ Haxhinasto, profesori që u zgjua miliarder nga tepsia

Fshehu vilën një milion euro?/ Prokuroria i rekomandon policisë, hetimet për Haxhinaston

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike me shumë sesa të akuzojë qeverinë, sulmon biznesin. Përveç sulmeve ndaj atyre që ai i quan “oligarkë”, që janë biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, Basha nuk kursen akuzat edhe ndaj sektorit të ndërtimit, për të cilin jo pak herë ka thënë se po pastron paratë e krimit.

Por, CNA.al ditën e djeshme solli një investigim dhe dokumentin ekskluziv, i cili tregonte se Basha, në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 9-katësh, ortakut të vjehrrit të tij, biznesmenit Xhuvi Sharxhi. Dokumenti mban firmën e Lulzim Bashës dhe objekti në fjalë, i cili përfshin banesa dhe shërbime të tjera, si dhe dy kate parkim nën tokë është ndërtuar tek rruga e Elbasanit, një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Por, kjo nuk është e vetmja leje që Basha ka dhënë për ortakun e vjehrrit të tij në biznesin e ndërtimit.

Sot po sjellim një tjetër dokument ekskluziv, i cili po ashtu mban firmën e Lulzim Bashës. Ky i fundit gjatë kohës që ishte kryebashkiak i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij edhe një tjetër leje ndërtimi, te rruga “Ali Demi”.

Në dokumentin i cili mban firmën e Lulzim Bashës, thuhet “Plani i vendosjes së zonës që zhvillohet për strukturë banimi dhe shërbime 2, 6, 7 dhe 8 kate me dy kate parkim nën tokë, në Rrugën Ali Demi në Tiranë në pronë të Xhuvi Sharxhi, Muhamet Cakaj, Dardan Derguti. Zhvillues: Xhuvi Sharxhi me subjekt ndërtues “G-B-A Kontruksion” SH.P.K”.Sipërfaqja e Tokës që zhvillohet 912.3 metër katëror, ndërsa sipërfaqja e tokës së zënë 456 metër katëror.”

Biznesmeni në fjalë, Xhuvi Sharxhi, është ortak në fushën e ndërtimit me vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, e cila mund të vërtetohet lehtë, në faqen e Web të QKB.

Ashtu sikurse shikohet nga dokumenti i mëposhtëm, subjekti “XH&XH”, me aktivitet “Investime ne fushen e ndertimit, turizmit dhe ne fusha te tjera, shitblerje pasuri te patundshme, prodhime inertesh”, është themeluar me 26/10/2010 , një vit para se Basha të bëhet kryebashkiak i Tiranës. Ortakë të subjektit në fjalë, janë  biznesmeni Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe rastin e një pallati të ndërtuar në rërën e Vlorës, i cili u shemb nga qeveria “Rama” dhe për të cilin shqiptarët do paguajnë mbi 16 milionë euro.

Edhe në këtë pallat janë ortakë Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ortakëria e të cilëve përfiton pothuajse 90% të dëmshpërblimit që vendosi Strasburgu, pas shembjes së këtij pallati.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim, ndërsa Xhafer Isufi bashkë me ortakun e tij përfitojnë rreth 14.33 milion euro, nga 16.8 milion euro që është në total./CNA.al

Përtej asaj çfarë deklaroi Basha si “luftë” pa kompromis kundër ndërtimeve në Tiranë, në fakt ka rezultuar krejt e kundërta. Ndërtimin përveç faktit që nuk janë frenuar, u janë dhënë familjarëve të tij. Ashtu siç po bën edhe tani që është kryetar i opozitës, Basha edhe kur ka qënë në krye të Bashkisë së Tiranës ka punuar fort, jo për interesat e qytetarëve, por për të rritur bizneset e familjarëve të tij./CNA.al

Dokumentet ekskluzive/ Lulzim Basha i dha pallat ortakut të vjehrrit

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:17 - 26 Shtator, 2018

​I propozojnë për martesë/ Përgjigjja e volejbollistit italo-rus po bën xhiron e botës

Ivan Zaytsev është idhulli i tifozëve të volejbollit në Itali. Së fundmi, 30-vjeçari mori një propozim për martesë nga një...

Aktualitet15:57 - 26 Shtator, 2018

Basha ja “dredh” edhe Fevziut

Një javë më parë, gazetari Blendi Fevziu lajmëroi se të enjten e ardhshme në “Opinion” në Tv Klan, do të...

Aktualitet15:52 - 26 Shtator, 2018

Bushati në OKB/ Takime intensive dhe fushatë për Këshillin e Sigurimit

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin...

Aktualitet15:37 - 26 Shtator, 2018

Mesut Ozil u largua nga ekipi kombëtar i Gjermanisë pas fotos me të/ Reagon ashpër Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Mesut Ozili dhe Ilkay Gundogan nuk kanë arsye për t’u penduar...

Aktualitet15:35 - 26 Shtator, 2018

Nga Andi Bushati/ PD po bën lojë, ky parlament nuk pastruar, por duhet shkatërruar

Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje...

Aktualitet15:27 - 26 Shtator, 2018

Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publik sot një rast, sipas të cilit PD po përgatit...

Aktualitet15:08 - 26 Shtator, 2018

Ish-ylli i Milanit befason me deklaratën e tij/ Në Itali humba ”buzëqeshjen” time

Përforcimi i ri i Rennes, Mbaye Niang pohon se e ka humbur ”buzëqeshjen” në Torino, por insiston se rikthimi i...

Aktualitet14:55 - 26 Shtator, 2018

Pas 493 ditëve shënon sulmuesi i Kombëtares/ Më në fund…

Më shumë se një vit pa shënuar gol dhe më në fund Bekim Balaj është zhbllokuar. Sulmuesi i Ahmat Grozni...

Aktualitet14:38 - 26 Shtator, 2018

Lajme të këqija nga BE/ Zbulohen tre familjet mafioze që po pengojnë integrimin e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa bën fajtor Ramën për pengim të procesit...

Aktualitet14:30 - 26 Shtator, 2018

Pogba- Mourinho, tensioni mes tyre arrin kulmin/ Gati sa nuk u përleshën në stërvitjen e sotme

Paul Pogba dhe Jose Mourinho kanë shfaqur tension mes tyre në stërvitjen e sotme në Manchester United. Një ditë pas...

Aktualitet14:28 - 26 Shtator, 2018

Operacioni “Sintetiku”/ Bien në pranga dy amerikanë në Tiranë

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, drejtori i policisë kriminale shprehet se është finalizuar operacioni ndërkombëtar “Sintetiku”. Operacioni...

Aktualitet14:10 - 26 Shtator, 2018

Botërori i turpit/ Katar 2022 goditet nga skandali i radhës

Katar 2022 është mbuluar nga një tjetër re e zezë. Pas “kandidaturave të sabotuara”, ka ardhur raporti i “Amnesty International”,...

Aktualitet14:07 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria thirrje për kandidatë për KLP-në/ Zbardhet afati i fundit i aplikimit

Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa theksohet se të interesuarit kanë...

Aktualitet14:00 - 26 Shtator, 2018

Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane në Hagë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet...

Aktualitet13:52 - 26 Shtator, 2018

Zbulohen prapaskenat e akuzave të Bashës/ Kush është biznesmeni që ka paguar 220 milion lekë te kunati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një dalje për mediat paraditen e sotme ka reaguar në lidhje me sulmet...

Aktualitet13:49 - 26 Shtator, 2018

Ndarja nga jeta e ish-deputetit socialist/ Mesazhi i të birit

Trupi i pa jetë i ish deputetit socialist i cili ndërroi jetë gjashtë ditë më parë, Durim Hushit do të...

Aktualitet13:25 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takon Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades

Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta u takua...

Aktualitet13:24 - 26 Shtator, 2018

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard...

Aktualitet13:22 - 26 Shtator, 2018

Tifozët e Bundesligës protestojnë në mënyrën më të veçantë/ Kjo nuk ishte parë asnjëherë deri më sot

  Ndeshjet e Bundesligës filluan me një qetësi të pazakonshme, që mbizotëroi nëpër stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë 20...

Aktualitet13:17 - 26 Shtator, 2018

Mashtrimi me bonusin për bebet/ Qytetari “vë me shpatulla pas muri” Ramën

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria do të japë një çek, disafish më të lartë se...

Aktualitet12:59 - 26 Shtator, 2018

Partizani publikoi videon provokuese/ Vjen direkt reagimi i Tiranës

Menjëherë pas videos së Partizanit, ka publikuar dhe Tirana një material filmik, që promovon ndeshjen e së premtes. Nën sloganin...

Aktualitet12:57 - 26 Shtator, 2018

Komisioni i Ligjeve/ Alibeaj-Ruçit: Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vettingu?

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve po diskutohet për vettingun në politikë të propozuar nga opozita....

Aktualitet12:46 - 26 Shtator, 2018

Presidenti Meta takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Presidenti Meta u takua me Mbretin...

Aktualitet12:43 - 26 Shtator, 2018

Vetting në politikë/ Gati lista me ministrat dhe deputetët që kanë lidhje me krimin

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit ditën e  sotme po shqyrtohet nisma e 35 deputetëve të...

Aktualitet12:40 - 26 Shtator, 2018

Në prag të derbit/ Partizani publikon videon provokuese

Derbi ka nisur të “nxehet” teksa të dyja skuadrat vijojnë përgatitjet për betejën e së premtes, është Partizani, që lëshon...

Aktualitet12:28 - 26 Shtator, 2018

Video-Deklarata e deputetit shqiptar që e çoi në burg

Deputeti i Nismës Social Demokrate , Milaim Zeka është arrestuar në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Bëhet e ditur...

Aktualitet12:25 - 26 Shtator, 2018

Ish-kampion bote/ Arrestohet për përdhunim dhe sulme seksuale

Ish-kampioni profesionist i boksit, Victor Ortiz, është arrestuar me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale nga autoritetet në Kaliforninë e...

Aktualitet12:20 - 26 Shtator, 2018

Rama: Rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri

Gjatë daljes publike për mediat ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se reformat do të krijojnë...

Trending

Read previous post:
Skandali me programin e TVSH-së, mbishkrimi në bluzën e prezantuesit i shokon të gjithë

Televizioni publik shqiptar ka transmetuar një skenë aspak të përshtatshme ku një prej prezantuesëve të saj është shfaqur me një...

Close