Reagime kundër ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Reagime kundër ndërtimit të Hidrocentralit të Kalivaçit

Publikuar

-

Organizatat mjedisore kundërshtuan përsëri ndërtimin e Hidrocentralit të Kalivaçit, pas njoftimit të Ministrisë shqiptare të Energjisë për nënshkrimin e kontratës përmbyllëse.

Bashkimi i kompanisë shqiptare “Fusha SH.P.K me atë turke “Ayen Enerji” pritet të investojë rreth 125.3 milionë euro për të ndërtuar hidrocentralin mbi Lumin Vjosë, punimet e të cilit u lanë në mes prej vitesh nga kompania italiane “Kalivaçi Green Energye”.

Drejtuesi i grupimit mjedisor “Eco Albania”, Olsi Nika, i tha radios “Zëri i Amerikës” se do të shihen disa rrugë reagimi, që nga ankimimi në gjykatë dhe deri tek protestat. Kontrata e re pritej, – tha zoti Nika, – pasi qeveria shqiptare i ripërtëriti planet, pavarësisht presionit të gjerë nga organizatat mjedisore shqiptare dhe europiane, që kërkojnë të mos ndërtohen diga mbi Vjosën, që vlerësohet si lumi i fundit i egër në Europë.

​Edhe grupime të tjera mjedisore, si EkoLëvizja, rifshfaqën shqetësimin në rrjetet sociale, duke pohuar se Vjosa ishte sërish në rrezik pas nënshkrimit të kontratës që lejon fillimin e punimeve. Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Administrative e Tiranës e shpalli të pavlefshme kontratën e koncesionit për një tjetër hidrocentral mbi lumin Vjosë atë të Poçemit.

Gjykata u dha të drejtë një grupi banorësh të fshatit Kutë të Mallakastrës dhe tre organizatave mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare, që ishin kundër ndërtimit të hidrocentralit.

Pak ditë më parë, një grup shkencëtarësh të rinj europianë u morën me studime në Luginën e Vjosës me ekosistemin dhe pasurinë ujore në përpjekje për të ndërgjegjësuar autoritetet shqiptare të mbrojnë Lumin Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Një vit më parë, 228 shkencëtarë nga e gjithë bota, firmosën një kërkesë drejtuar qeverisë shqiptare, që të paktën për 3 vjet, në lumin e Vjosës të mos ndërtohet asnjë Hidrocentral, për sa kohë që nuk ka studime të mirëfillta që tregojnë ndikimet që duhet të kishte ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lumë.

 

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending