Connect with Us

Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal/ A do të hetohet Çili dhe UET?

Aktualitet

Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal/ A do të hetohet Çili dhe UET?

Publikuar

-

UET (Universiteti Europian i Tiranës) i reklamuar si një histori suksesi në arsim, në fakt është pjesërisht një histori suksesi në biznes, dhe shumë e reklamuar si një institucion arsimor.

Duke u larguar nga çdo lloj debati apo paragjykimi, UET sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit, sot është një universitet që ka regjistruar gjysmën apo më pak studentë se katër vite më parë dhe sipas të dhënave nga një bankë e nivelit të dytë, ka rreth 16 miliardë lekë të vjetra detyrime. Këtu nuk përfshihen huamarrjet apo borxhet ndaj të tretëve.

UET filloi si një histori biznesi, gati 12 vite më parë. Me një hyrje apartamenti dhe me pesë ortakë. Bashkëpunëtorët kryesorë të Henri Çilit, një e nga një u larguan. Universiteti regjistronte me mijëra e mijëra studentë. Aq shumë i reklamuar në media dhe shumë shpejt u kthye në mjaft i preferuar.

Nga një hyrje pallati, me shpejtësi u kthye në një universitet, që falte gati një miliard lekë bursa në vit. Këto për studentë nga partitë politike, apo dhurata të tjera të Henri Çilit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nga një “kioskë universitare”, u kthye në një universitet i vërtetë, por që shpejt u kap me 101 probleme nga një kontroll i Ministrisë së Arsimit në vitin 2014.

Në atë kohë u mbyllen rreth 20 universitete private, me rreth 6500 studentë.

Në atë kohë u kontrollua edhe UET. Ministria e Arsimit gjeti vetëm amzat elektronike dhe studentë të pa matrikuluar. Për këto shkelje shumë universitete u mbyllen, ndërsa UET e kaloi me një këshillim.

Në atë kohë Henri Çili kishte “kapërcyer ylberin”. Nga njeriu që kërkonte mandatin e tretë për Sali Berishën, ishte kthyer në mbështetësin publik të Edi Ramës dhe më pas me shpatë në dorë, në mbrojtësin kryesorë të reformës në arsim.

LEXO EDHE:  Nga rilindja e socialistëve në rilindje të Henri Çilit

Përtej të gjitha këtyre shpesh në media është raportuar për miliona euro që qarkullojnë, për borxhet në tatime në periudha të ndryshme, tani kredi dhe bilance të një biznesi VIP, që u fry dhe u zmadhua në rreth një dekadë. Për të gjitha këto dhe gjithçka nga ato që duken dhe ato që nuk duken, nga ato që dihen, por edhe shumë prej atyre që fshihen, në përfundim të këtyre 12 viteve të UET kemi disa dhjetëra miliona euro të qarkulluar. Media të raportuara si fondacione, miliona të tjera për reklama, bursa të falura, taksa të papaguara, miliona të shpëtuara me amnisti fiskale, dhe për të gjitha këto, institucionet kanë mbyllur sytë.

Prokuroria nuk ka hetuar asnjë herë. Krimi ekonomik ka bërë sikur nuk ka parë. Pa folur për mundësinë e një evazioni të thellë fiskal, apo pastrimit të parave. Dhe kjo e fundit për t’u vërtetuar duhet të hetohet.

Por, UET dhe Naim Çili (Henri Çili), nuk janë hetuar as nga pastrimi i parave dhe as nga krimi ekonomik, për të hapur një herë e mirë bilancet dhe për të lexuar të vërteten e frikshme që mund të gjendet në to./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Publikuar

-

Nga

Sugjerimi i mjekut Pipero/ Maska edhe në mjedise të hapura

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar në “FaxNews” shifrat shqetësuese të rasteve me Covid në vendin tonë, si dhe pacientët e shtruar në spitale.

Sipas Piperos ka një lloj shkujdesjeje nga ana e qytetarëve në raport me virusin, ndërkohë që mjekët janë duke u përballur me një situatë  gati dramatike.

“Informacioni që u jepet qytetarëve duhet të jetë zyrtar, është detyrim ligjor komunikimi me gazetarët. Natyrisht që shifrat janë shqetësuese, në rritje të qendrueshme, çka tregon se jo vetëm kemi ekspozim të shtuar, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Ndërkohë që është situata brenda spitaleve, ku mjekët kanë një përballje mbi njerëzore”, u shpreh Pipero.

Sa i takon muajve të dimrit, Pipero tha se padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor.



Sipas Piperos do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja njerëzit e Soros në krah të Bashës

LEXO EDHE:  Rama mbështet pa kompromis Henri Çilin

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Ndërkohë, i pyetur për mjekimet që mund të përdorin në shtëpi, pacientët e prekur me Covid, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve.

Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund tiu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Publikuar

-

Nga

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë kapuar dhe ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.



Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ja njerëzit e Soros në krah të Bashës

LEXO EDHE:  Foto lajm/ Ja çeta e Naimit në PD

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: “Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beso i Taiwanit “dashurohet” me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Beso i Taiwanit "dashurohet" me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Beso i Taiwanit ka urdhëruar sot furça ndaj Lali Erit, nëpërmjet gazetës së tij të cilën e ka regjistruar në emër të një ish-tatimori.

E pretenduar si gazetë e përditshme pas këshillave të dhëna nga këshilltari multifunksional Baton Haxhiu, sot gazeta e Besnik Sulës njohur si Besoja i Taiwanit ka lëshuar një litar të gjatë, duke emëruar defakto Erion Veliajn në krye të PS.

Me skenarë që s’kanë asnjë zgjidhje tjetër Lali Eri merr PS, prandaj dhe sulmohet nga opozita, thotë Beso në shkrimin e porositur prej tij publikuar në gazetën Fjala. Çfarë halli ka Besnik Sula që fillon me furça me gazetën e tij, duke zgjedhur një strategji ndryshe nga kundërshtarët e Veliajt, nuk e bën me sulme por me përkëdhelje?! Në fakt kështu e kanë bërë të gjithë më parë edhe Ylli Ndroqi që sot shpallet si kundërshtari më i madh i Veliajt.



Është qesharake kur kujton faktin se Veliaj urdhëroi që Besos t’i merrej parkingu i Taiwanit për kënd lojrash për femijët dhe pati një përplasje të madhe ku u përdor edhe Ylli Ndroqi. Në atë rast shërbeu si aleat i Besos për të sulmuar Veliajn.

LEXO EDHE:  Rama mbështet pa kompromis Henri Çilin

LEXO EDHE:  Skandal në UET/ Pedagogët nuk marrin rrogat, borxhet arrijnë në mijëra euro

Ylli, tani është vetëshpallur armik i Veliajt dhe kërkon të shpëtojë pasuritë duke e bërë çështje politike hetimin ndaj tij. Beso nga ana tjetër, dikur aleat i Yllit paska rilindur, duke e treguar publikisht “dashurinë” e tij për Veliajn. Bien e ngrihen një nga një, por tjetër Ylli e tjetër Beso. Pika e bashkimit mund të jetë Lali dhe interesat me bashkinë e Tiranës, por të paktën Beso nuk figuron as trafikant, as i arrestuar dhe as i hetuar për drogë.

Mëgjithse me këtë dashuri publike për Lali Erin duket shumë i “droguar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE