LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj “thikë” pas shpine Ramës/ Zbulohen aleancat e fshehta të kryebashkiakut

14 Qershor 2018, 09:27, Aktualitet CNA
Erion Veliaj “thikë” pas shpine Ramës/ Zbulohen aleancat e

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka filluar të sfidojë hapur kryeministrin Edi Rama. Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë dhe shefi i qeverisë ende nuk e ka rikonfirmuar atë si kandidat, Veliaj ka nisur aleancat me kundërshtarët më të mëdhenj të Ramës.

Kryebashkiaku socialist javët e fundit ka rritur bashkëpunimin me LSI e Monika Kryemadhit, PDIU të Shpëtim Idrizit dhe FRD të Bamir Topit. Të tre këta personazhe janë kthyer në rivalë të PS dhe të kryeministrit, pasi prej muajsh kanë nisur një valë të fortë sulmesh dhe akuzash.

Më i freskëti është Shpëtim Idrizi, i cili 5 ditë më parë sulmoi shumë ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai e bëri përgjegjës për faktin se sot nuk është në Parlament.

Monika Kryemadhi dihet që është ndër akuzuesit më të fortë të qeverisë, ndërsa javët e fundit i ashpër ka qenë dhe Bamir Topi. Por pavarësisht kësaj, që të tre kanë rritur bashkëpunimin me Erion Veliajn.

Gazeta Sot, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan  se Shpëtim Idrizi i ka kërkuar Erion Veliajt që të shkarkojë nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Abaz Hado.

Në 2015 Hado u emërua nënkryetar si propozim i Idrizit dhe e ka mbajtur deri më tani këtë post.

Idrizi ka propozuar që në vend të tij të emërohet Kozeta Mesiti, e cila është kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU.

Mësohet se Veliaj ka gjetur dakordësinë me Idrizin dhe shumë shpejt do e bëjë publik vendimin. Edhe aleanca me Kryemadhin ka të bëjë me punësimet.

Edhe pse LSI në disa raste ka sulmuar Veliajn, mësohet se pakti mes tyre vijon. Burime pranë PS i thanë gazetës se Veliaj ka nisur një sherr të madh me deputetët e PS Tiranë, pasi ka refuzuar të shkarkojë nga detyra punonjës të LSI.

Mësohet se në Bashkinë e Tiranës dhe në shumë njësi administrative, sidomos atje ku drejtonte LSI, ka ende punonjës të saj.

PS po ndjen presionin e bazës nga mungesa e punësimeve dhe disa deputetë i kanë kërkuar Veliajt të shkarkojë militantët e LSI, por ai nuk ka pranuar. Përplasja e tij me socialistët e Tiranës u konfirmua dhe të martën. Në ceremoninë e themelimit të PS, Veliaj nuk ishte i pranishëm.

Përveç aleancës me Idrizin e Kryemadhin, ai është afruar dhe me Bamir Topin. Ky i fundit në çdo dalje publike e ka vlerësuar, ndërsa Veliaj mban ende në detyrë nënkryetarin e bashkisë të FRD dhe shumë punonjës të saj.

Lajmet e fundit nga