LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në "Don Bosko"- Deklarata bombë/ Policia pagoi shkrime për fshehjen e krimit

13 Qershor 2018, 18:38, Aktualitet CNA
Vrasja në "Don Bosko"- Deklarata bombë/ Policia pagoi

Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ku po diskutohet rreth temës “Dhuna që po vret gratë”, ka shpërthyer ndaj policisë duke thënë se nëse do kishte bërë si duhet punën e saj sot dy të rinjtë do të ishin gjallë.

Koka ka shpërthyer në akuza kundrejt policisë duke thënë se viktima Xhuljeta Cuni ka bërë disa herë kallëzim ndaj Xhafer Matës se ishte duke e përndjeur, ku më i fundit ishte 7 ditë para vrasjes dhe ata e kanë nënvlerësuar.

Koka ka thënë se policia ka porositur dhe paguar shkrime në media për të fshehur përgjegjësinë.

“Policia ka porositur shkrim në medie për të thënë se nuk ka pasur një kallëzim nga vajza për Xhafer Matën. Policia nuk e ka bërë si duhet punën e saj.
Pse duhet të fshihet policia dhe Ministria e Brendshme. Ata që nuk kanë bërë si duhet punën e tyre dhe për këtë duhet të ndiiqen penalisht”,- u shpreh Koka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga